Kompanitë, tarifë e re për shënjimin e naftës - Vendimi/ Do paguajnë 6.5 euro/1 mijë litra ndaj kompanisë “ALBTrace CO”
Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzin do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë shënjimi prej 6.5 euro për 1 mijë litra kundrejt shoqërisë “ALBTrace CO”, si tarifë kombëtare shënjimi.
Qeveria ka vendosur rregulla të reja për subjektet me qëllim verifikimin e shlyerjes së detyrimeve fiskale përkatëse, monitorimin, kontrollin dhe gjurmueshmërinë e karburanteve përgjatë zinxhirit të furnizimit, ndërsa të dhënat janë pronë e shtetit dhe autoritetit doganor me qëllim garantimin e cilësisë, integritetit dhe ligjshmërisë së tyre.
Referuar projektvendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, subjektet që do ti nënshtrohen kësaj tarife, janë të gjitha subjektet, që tregtojnë, importojnë, shpërndajnë, transportojnë, magazinojnë, prodhojnë, rafinojnë ose kryejnë çdo aktivitet tjetër tregtar me produktet e shënjimit, që janë të detyruara të paguajnë detyrimet fiskale për këto produkte dhe të kërkojnë kryerjen e shërbimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe këtij vendimi.
Subjektet do duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, i cili është një dokument standard, nëpërmjet të cilit deklarohen të dhënat teknike të autobotit dhe sasitë e karburantit sipas dhomave (kompartimenteve) të autocisternës, mbi bazën e dokumentacionit provues ose të dhënave të matjes gjatë procesit të ngarkimit. Subjekti i detyruar mban përgjegjësi për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave të deklaruara në këtë formular, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pas procesi të shënjimit, subjektet pajisen me “Certifikatën e shënjimit të karburantit”, dokumenti zyrtar, teknik dhe rregullator, i lëshuar nga shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a., i cili vërteton kryerjen e procesit të shënjimit dhe përmbajtjen e tij, në përputhje me kërkesat teknike dhe procedurale të përcaktuara. Certifikata shërben si provë dokumentare për: kryerjen e procesit të shënjimit në vendndodhjen dhe kohën e përcaktuar; identifikimin e llojit të karburantit, sasisë së shënjuar dhe subjektit përkatës; gjurmueshmërinë e karburantit përgjatë zinxhirit të furnizimit përmes Sistemit të Integritetit të Karburanteve ALBTrace.
Sipas projektvendimit, do të ndalohet tregtimin, importimin, transportimin apo magazinimin e karburanteve që nuk përmbajnë shënjuesin zyrtar, si edhe çdo ndërhyrje në pajisjet apo teknologjinë e përdorur për procesin e shënjimit dhe monitorimit.
Administrata Doganore do të ketë rolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit, duke përdorur laboratorë të lëvizshëm, analiza në terren dhe sisteme monitorimi për të verifikuar përputhshmërinë e karburanteve me kërkesat ligjore.
Të gjitha subjektet e detyruara të produkteve të shënjimit, tregtarët dhe/ose pronarët e pikave të shitjes së karburanteve detyrohen të paraqesin deklaratën e inventarit të produkteve të naftës në gjendje, të identifikuar sipas degës, rafinerisë ose depos përkatëse, brenda një afati prej 30 ditësh nga data e fillimit të zbatimit të regjimit të shënjimit dhe monitorimit, sipas këtij vendimi.
Regjimi i shënjimit dhe monitorimit të karburanteve fillon të zbatohet pas përfundimit të periudhës së implementimit të projektit të shënjimit të karburanteve, e cila zgjat deri në 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Trajtimi i varfërisë energjetike/ Miratohet plani 2026–2030, fokus te identifikimi i familjeve dhe mbështetja afatgjatë
Për herë të parë, qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për adresimin e varfërisë energjetike dhe mbrojtjen e klientëve në nevojë të energjisë......
Shqipëria, deri 40 ushtarë në Gaza/ Projektligji përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe ato financiare
Shqipëria do të dërgojë deri në 40 ushtarë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. Gjithshka është përcaktuar në......
Më pak se 30% e fondeve për parandalimin e zjarreve/ Pjesa më e madhe e parave, për financimin e operacioneve të shuarjes
Zjarret shkatërruese që kanë goditur shumë rajone të Spanjës këtë vit kanë nxjerrë në pah një pyetje të përhershme: a po investon vendi mjaftueshëm në......
Cilat ekonomi evropiane u rritën më shpejtë? Irlanda regjistroi zgjerimin më të fortë në tremujorin e dytë me 3,9%
Ekonomia e eurozonës pritej të humbiste vrullin në tremujorin e dytë të vitit 2026, por ndodhi e kundërta. Vlerësimi paraprak i Eurostat tregoi se PBB-ja u......
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA/ Synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat
Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të......
Furnizimit me energji në Durrës, Karakaçi: OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë në terren
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se strukturat e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjithë......
Qeveria miraton Programin “Pas shkolle” për sistemin publik, buxheti do paguajë trajnuesit 1 mijë lekë/orë
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar organizimin dhe zhvillimit të programit “PAS SHKOLLE”, një veprimtari, që do të zhvillohet jashtë orarit mësimor të......
“VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”, qeveria shpall zonën e lirë 885.500 metra katrore me 1 euro
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të......

