Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 12:49

Kompanitë e sigurimit paguan 1.2 mld lekë dëme - AMF: Rreth 1.28% më pak se në 2023. Shumica i takojnë atij motorik

Nga Ledina Elezi

Kompanitë e sigurimit paguan 1.2 mld lekë dëme - AMF: Rreth 1.28%

Janë ulur dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimit. Rreth 1.2 miliardë lekë është shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në janar-shkurt të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se dëmet e paguara bruto ranë me gati 1.28%, ndërsa pjesa më e madhe i përkasin sigurimit motorik, konkretisht MTPL së brendshme.

Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës.

Rreth 87.42% e shumës së dëmeve të paguara i takon kategorisë së jo jetës, 6% janë dëme të paguara nga Fondi i Kompensimit dhe 6.5% janë dëme të paguara për jetën. Nga Fondi i Kompensimit rezulton të jenë paguar më pak dëme se në 2024. Fondi i kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025 është në masën e 250 milionë lekëve.

Numri i dëmeve të paguara në dy muajt e parë të vitit rezulton mbi 12 mijë, 626 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitin pararendës, nga të cilat 11,632 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 479 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Për sa i takon sigurimit të jetës, produkti i jetës së debitorit ka vlerat më të larta të pagesave të dëmeve, ndërsa në kategorinë e jo-jetës, pas atij motorik vjen sigurimi i mjeteve tokësore, i sëmundjeve dhe  më pas sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës.

Nga ana tjetër, dëmet pezull, pra ato që janë të papaguara akoma, që janë në proces vlerësimi ose që janë objekt i çështjeve gjyqësore, kanë pësuar rritje.

Sipas Institutit të Statistikave, në dy muajt e parë të vitit janë shënuar 21.1% më pak aksidente rrugore se në 2024. Si rezultat i numrit më të ulët të aksidenteve të shkaktuara, edhe pagesat e dëmeve kanë qenë më të vogla.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat