Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 13:39

Kompanitë e sigurimit, 20 mld lekë në 10 muaj - AMF: Bie me 11% numri i kontratave të lidhura për sigurimin kufitar

Nga Ledina Elezi

Kompanitë e sigurimit, 20 mld lekë në 10 muaj - AMF: Bie me 11%

Në një hark kohor prej 10 muajsh, kompanitë e sigurimit kanë fituar 7.5% më shumë të ardhura nga primet e shkruara bruto në krahasim me periudhën janar - tetor 2023. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën 20 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit.

Ndërkohë, edhe numri i kontratave të sigurimit të lidhura është rritur me 8.66%, duke e çuar totalin në 1,3 milionë. Shifrat flasin për një rritje të qëndrueshme të kontratave të sigurimit nga muaji në muaj, gjë që tregon një interes të shtuar nga individët.

Tregu vazhdon të mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.89% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.07% dhe risigurimi me 0.035%.

Për sa i përket sigurimit motorik, primet arritën në 12 miliardë lekë gjatë janar-tetor 2024, gati 8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më konkretisht, Produkti MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, pati një rritje prej 9.85 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.56%.

Sigurimi me Karton Jeshil për automjetet shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit, pati gjithashtu një rritje prej gati 20% të numrit të kontratave.

Nga ana tjetër, më pak automjete me targa të huaja janë siguruar në periudhën janar-tetor 2024. Sipas statistikave zyrtare, gjatë muajve të fundit ka pasur një ulje 11.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto nga sigurimi kufitar krahasuar me periudhën janar - tetor 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11.39%.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat