Kompanitë celulare nën hetim për abuzim me tarifat Helshani: Rritje e pajustifikuar, deri në 9 euro më shtrenjtë se rajoni
Komisioni i Konkurrencës së fundmi ka vendosur nën hetim dy kompanitë celulare Vodafone Albania dhe One Albania, pas ankesave për rritjen e çmimeve të paketave. E ftuar në emisionin Box to Box në SCAN, pedagogia Rediana Helshani tha se rritja e tarifave është e pajustifikuar dhe ka ndodhur për shkak të mungesës së konkurrencës.
“Dy kompani që janë konkurrente me njëra-tjetrën, rrisin çmimet. Më bën të dyshoj që këtu kemi një marrëveshje të heshtur. Po ta krahasosh me shtetet fqinje, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë të njëjtën shpejtësi transmetimi si Shqipëria, por çmimet e paketave varijojnë nga 4-9 euro. Rritja e çmimit justifikohet teknikisht vetëm nga dy arsye: investimi në infrastrukturë dhe zgjerimi i brezit. Në 2023 asnjë nga këto ndryshime nuk ka ndodhur në këto dy kompani”, tha Helshani.
Sipas ekspertes, ndërtimi i një rrjeti virtual mund të diversifikojë tregun dhe të ndalë abuzimin.
Sondazh

Rama: Eurobondi, investitorët ofruan 5.7 herë më shumë se nevoja jonë-“Për obligacionet 10-vjeçare, normat më të ulëta të interesit për Shqipërinë”
Shqipëria ka emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Në një postim në rrjetet sociale,......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8......

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky......

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe
Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e......

Kur shpenzojnë më shumë shqiptarët, për fundvit apo Shën Valentin?- 25 deri në 300 euro, janë çmimet e darkave romantike në restorante këtë vit
14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kanë përgatitur për të mirëpritur çiftet me......

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një......

Dashuria mbush Shqipërinë me lule!- Italia dhe Holanda sjellin më shumë trëndafila për të shprehur dashurinë
“Shën Valentini është dita kur ndjenjat shprehen me dhurata, dhe një nga simbolet më të zakonshme të dashurisë mbetet një tufë lulesh. Por, nëse këtë 14......

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!- Kush do t’i zëvendësojë profesionet që po zhduken në heshtje?
“Askush nuk e ka marrë mundimin dhe guximin të më thotë dua ta mësoj këtë profesion.”, shprehet këpucari Në një kohë kur teknologjia, dhe prodhimi masiv......