"Kompani publike për ujin e pijshëm"/ Rama takim me socialistët e Tiranës për zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërhyrje në drejtimin e Ujësjellësit të Tiranës, përmes Operatorit Kombëtar të Ujit, i cili është rikonceptuar dhe pritet të vihet së shpejti në funksion.
Në mbledhjen me ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës, kreu i qeverisë tha se problemi i ujit të pijshëm lidhet me keqadministrimin dhe kërkon një reformë të thellë.
“Ka nisur që të marrë jetë krijimi i një operatori kombëtar, i cili do të funksionojë njësoj si operatori i shpërndarjes së energjisë. Bashkitë do të jenë aksionere, por kompania do të udhëhiqet mbi bazën e profesionalizmit, jo të përkatësisë politike”, u shpreh Rama.
Kryeministri njoftoi gjithashtu krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve. Ai sqaroi se ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet përgjegjësi e bashkive, trajtimi do të kalojë në një nivel qendror për të siguruar standarde më të larta.
“Qytetarët kanë shqetësim për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar është i domosdoshëm, edhe pse niveli i pastrimit është përmirësuar, ende nuk është në nivelin e duhur,” tha Rama.

Përgatitje për tregun e punës, ambasada britanike financon kurse profesionale për të dënuarit e IEVP Fier
Ambasada Britanike në Tiranë po financon ngritjen e kurseve profesionale edhe për të dënuarit me heqje të lirisë. Në burgun e Fierit janë ndërtuar mjedise të......

Pronat po shiten 41.7% më shtrenjtë se në 2024/ BSH: Një apartament u ble më shpejt në bregdet se në Tiranë. Edhe qiratë, në rritje
Në gjysmën e parë të këtij viti, pronat janë shitur 41.7% më shtrenjtë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas Raportit të Stabilitetit......

150 mln lekë për riparimin e transformatorëve/ OSSH hap tenderin, synohet përmirësimi i sigurisë së rrjetit
Drejtoria e tensionit të lartë OSSH, ka shpallur hapjen e tenderit për riparimn e transformatorëve për tension të lartë dhe të mesëm. Fondi limit i vënë në......

Agjenda e Reformave, sa po zbatohet nga Shqipëria? Ulens: Përparim në menaxhimin e financave publike dhe performancën fiskale
Shqipëria po përparon në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave përmes fondeve të marra nga Faciliteti i Rritjes dhe Reformave, pjesë e Planit të Rritjes......

1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III
Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës.......

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u......

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......