Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2024, 10:36

Kompani e përbashkët Shqipëri-Emirate për Letrat me Vlerë - Rama takon Bin Zayed: Pas KESH-Masdar, edhe 2 projekte të tjera

Nga SCAN TV

Kompani e përbashkët Shqipëri-Emirate për Letrat me

Shqipëria do të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në një njoftim pas takimin me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Referuar njoftimit të kryeministrit shqiptar, në këtë takim u fol për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit.

Në listën e projekteve janë krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe kompania e shtypshkrimit të letrave me vlerë.

Në listën e projekteve është edhe ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh dhe sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut.

Pesha e Emirateve të Bashkuara Arabe në fluksin e invetsimeve të huaja ka ardhur në rritje vitet e fundit. 

Referuar të dhenave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se viti 2023 ishte vit rekord për nivelin më të lartë të investimeve nga Emiratet e Bahskuara në 10 vitet e fundit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat