Komisonerët Dervishi e Celibashi: Kujdes në respektimin e ligjit në kuadër të administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në kuadër të fushatës zgjedhore informojnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se të dyja institucionet mbeten të angazhuara në monitorimin rigoroz të periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Për këtë arsye u bëjnë apel zgjedhësve, partive politike, organizatave, palëve të tjera të angazhuara në këtë proces të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore.
Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR) të Bashkimit Europian.
Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në kritere të qarta ligjore dhe të kuptueshme për shtetasit. Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre.
Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve. Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.
Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit. Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.
Zbatimi i parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale ndihmon në përforcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjes së besimit tek proceset demokratike.
Duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që mund të sjellë përpunimi i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve, inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cenim të të dhënave personale të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky proces realizohet duke plotësuar fillimisht formularin e ankesës, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, https://idp.al/ankohu/ e më pas duke e dorëzuar atë përmes postës elektronike [email protected], postës zyrtare, si dhe fizikisht pranë zyrave të këtij institucioni.
Për më tepër informacion, Zyra e Komisionerit ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”. Ky udhëzues orienton subjektet zgjedhore për mënyrën e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve.
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Udhezues_Faqosur-4-prill.pdf
Sondazh

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i Energjisë: Procesi i përditësimit të përfundojë pa vonesë
Shqipëria duhet të përfundojë pa vonesë procesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe të marrë në konsideratë ndryshimin e......

Ekonomia humbet besimin! - Vrojtimi i BSH: Shërbimet, i vetmi sektor me rritje
Viti 2025 ka nisur me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në......

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen kontratat për akset turistike, shpallen fituesit për rajonin e Korçës
Mbi 11.2 mln euro është vlera e ofertave fituese dhe kontratave të lidhura për mirëmbajtjen e disa rrugëve nacionale në rajonin Qendër Lindje Korçë dhe......

“Tarifat do të kenë ndikim të kufizuar” - Sipas Goldman Sachs, nuk do të ketë lëkundje në çmimet e naftës dhe gazit
Tarifat e reja të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina priten të kenë një ndikim të kufizuar......

Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi? Analiza e shifrave: Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025
Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë......

Si do ndikojë skema e pensioneve mbi shpenzimet publike? - FMN: Zgjidhjet ad hoc me bonuse, shqetësuese. Të hiqen përjashtimet e taksave në bujqësi
Rritja e presionit mbi shpenzimat afatgjata do të sjellë si nevojë ndërmarrjen e reformave edhe më ambicioze. Analiza e stafit të Fondit Monetar......

Policia e Shtetit bwn bilancin/ Në janar, 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar!
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë muajit janar. Në një njoftim......

Njihen automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë!
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......