Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Gonzato, ligji për mbrojtjen e të dhënave përparim i rëndësishëm drejt BE-së
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Silvio Gonzato.
Në takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria në fushat e veprimtarisë që mbulon Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si e drejta e informimit, mbrojtja e të dhënave personale dhe të dhënat e hapura.
Zoti Dervishi e falenderoi Ambasadorin Gonzato për mbështetjen e pakursyer që Bashkimi Evropian ka dhënë ndër vite dhe në veçanti për ekspertizën përgjatë procesit të harmonizimit të plotë të ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).
Ai theksoi se sfidë për zyrën e Komisionerit mbetet zbatimi i plotë i ligjit, nevoja për mbështetje me kapacitete profesionale, dhe veçanërisht ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe kontrolluesve publikë e privatë me risitë e legjislacionit, si dhe rritja e kulturës së mbrojtjes së të dhënave personale.
Nga ana e tij Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e deritanishme të Zyrës së Komisionerit, duke shprehur angazhimin e tij të plotë për mbështetjen e këtij institucioni në përmbushjen dhe realizimin e objektivave në të ardhmen.
Në takim morën pjesë edhe znj. Besa Velaj, Drejtore e Kabinetit të Komisionerit, znj. Blerta Xhako, Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Integrimit, z. Aleksandar Romanovic, Oficer Politik pranë Delegacionit të BE-së si dhe Peter Danis, Oficer për Mirëqeverisjen dhe Sundimin e Ligjit.
Sondazh

Lidhni rripin e sigurimit: Zbulohen rrugët ajrore me më shumë turbulenca në Europë!
Tetë nga dhjetë rrugët më të trazuara fillojnë ose përfundojnë në të njëjtin vend. Duket se kemi dëgjuar më shumë për turbulencat në 2024 se kurrë më parë.......

“BE të integrojë tregun e energjisë” - FMN kërkon bashkëpunim mes shteteve për të rritur konkurrencën globale
Kompanitë e Bashkimit Evropian mund të bëhen më konkurruese ndaj rivalëve të tyre amerikanë dhe kinezë nëse paguajnë më pak për energjinë. Ky qëllim mund të......

Shqiptarët tërhoqën më shumë para’ nga bankomati - BSH: Në janar-nëntor 2024 u tejkalua rekordi i transaksioneve të vitit 2023
Pavarësisht se në nëntor ka pasur një rënie të transaksioneve të realizuara përmes bankomateve, në 11 muaj është tejkaluar rekordi i vitit 2023. Në periudhën......

Avantazhet dhe disavantazhet e kabllove nënujorë - Studimi/ Linja energjetike me Italinë sjell më shumë fleksibilitet për Shqipërinë
Nga transporti i energjisë elektrike në mënyrë tradicionale përmes shtyllave tek kabllot nënujorë. Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë dhe......

“Kujdes nga faqet e rreme që kërkojnë të dhëna bankare!” - Apeli i Shoqatës së Bankave: Mos tregoni kuriozitet ndaj ofertave joshëse në internet
Janë identifikuar raste të vjedhjes së llogarive bankare të qytetarëve nga faqe të rreme në internet. Deri më tani, personat që fshihen pas këtye mashtrimeve......

3.7 milionë lekë gjoba për abuzimin me të dhënat - Komisioneri, 16 vendime dhe 20 rekomandime në 2024-ën
Qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë sa i takon mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe mos lejimin e shkeljes së......

“Oligarkia në SHBA po kërcënon demokracinë” - Biden paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në vend
Presidenti Joe Biden mbylli një karrierë politike gjysmëshekullore me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, duke shpresuar lënien e një trashëgimie......

Inflacioni global, i lartë deri në 2028 - Ekonomistët parashikojnë norma mbi objektivat e bankave qendrore
Ekonomistët presin që inflacioni global të mbetet i lartë të paktën deri në vitin 2028, sipas një sondazhi të ri që mund të shtojë shqetësimet e......