Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Britanik Nicholas Abbott
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Britanisë në Tiranë, z. Nicholas Abbott.
Në këtë takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe në veçanti sa i përket fushave të veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit, e drejta e informimit, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe të dhënat e hapura.
Komisioneri Dervishi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe marrëdhënien e shkëlqyer të ndërtuar ndër vite me Britaninë.
Z. Dervishi e njohu ambasadorin me rolin e tij si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të cilin tha se ndjehet i privilegjuar që drejton prej vitesh këtë institucion. Komisioneri theksoi se është përpjekur të japë kontributin e tij maksimal për të ngritur nivelin profesional të institucionit, si edhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët dhe institucionet homologe.
Z. Dervishi e informoi ambasadorin për veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, funksionet, si edhe iniciativat ligjore të ndërmarra përgjatë viteve të fundit. Referuar procesit zgjedhor të 11 majit, z. Dervishi e njohu ambasadorin me kontributin që Zyra e Komisionerit ka dhënë në hartimin e një sërë aktesh të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si, aktet për sistemin PER, politikat e privatësisë, hartimin e deklaratave të konfidencialitetit, hartimin e vendimit për votuesit nga jashtë vendit, etj.
Komisioneri Dervishi theksoi gjithashtu se siguria e sistemeve është shumë e rëndësishme në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale dhe në këtë drejtim fokusi i Zyrës së Komisionerit është të parandalojë situatat e rrjedhjes së të dhënave.
Ambasadori Abbott shprehu vlerësimet e tij ndaj Shqipërisë dhe cilësive të popullit shqiptar. Z. Abbot vlerësoi punën e Zyrës së Komisionerit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, duke ofruar ekspertizën profesionale në funksion të rritjes së mëtejshme të kapaciteteve institucionale dhe aplikimit të standardeve më të mira ndërkombëtare.

Parashikohen rreziqe fiskale afatmesme për Greqinë - Raporti I BE tregon rënie të borxhit, por nuk mungojnë sfidat
Komisioni Evropian identifikon rreziqe të larta për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të Greqisë në "Raportin e monitorimit të qëndrueshmërisë së borxhit......

Fed “sheh” rritje më të ngadaltë ekonomike - Pritet inflacion më i lartë për shkak të politikave tarifore të Trump
Rezerva Federale mbajti të qëndrueshme normat e interesit për takimin e dytë radhazi, si dhe një parashikim paraprak për dy ulje të normave gjatë këtij......

“Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit” - Berisha: Pronarët e tokës së zënë do dëmshpërblehen me vlerë tregu
Gjatë një takimi me kandidatë për deputetë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, bashkëbisedoi rreth problemeve......

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!
Disa nga atraksionet turistike më të lavdëruara në botë duket se i lënë turistët dukshëm të zhgënjyer, ka zbuluar një studim i ri. Kompania e magazinimit të......

Lagarde e BQE-së paralajmëron: Tarifat tregtare mund të rrisin inflacionin e eurozonës me 0.5%!
Pasiguria tregtare përbën një kërcënim të rëndësishëm për rritjen dhe inflacionin e eurozonës, me presionet e çmimeve të nxitura nga tarifat që pritet të......

Si do përfitojnë kredi të butë punonjësit e administratës? - 100 pikë që duhet të përmbushin nga kushtet e strehimit, ekonomike e familjare
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej 10 ditësh ka hapur thirrjen për të aplikuar për kredi të butë me 0% interes për blerjen e një banese për......

Tarifat e Trump rrisin vlerën e arit - Si po reflektohet kjo lëvizje në rezervat e Bankës së Shqipërisë?
Tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po prekin vetëm tregtinë e jashtme, por edhe vlerën e arit, një trend që reflektohet edhe në......

BE planifikon të reduktojë importet e çelikut me 15% - Synon të mbrojë industrinë nga konkurrenca e pandershme, pasojat e tarifave
Komisioni Evropian prezantoi një plan veprimi për industrinë e çelikut dhe metaleve. Në një sektor të karakterizuar nga konkurrenca e fortë ndërkombëtare,......