Kombinat, Kryeministri Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re
Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me hapësirat publike mbështetëse ku parashikohen përveç trotuareve e gjelbërimit edhe korsi biçikletash dhe parkime të dedikuara për ta kthyer Kombinatin në një tjetër pol modern të kryetqytetit.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe nga kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, inspektuan zonën e Rindërtimit ku ka nisur edhe hedhja e shortit për 500 apartamente të reja.
“Kemi bërë një plan për rigjenerimin urban të infrastrukturës të këtij blloku ku do i hyjmë gjithë lagjes. Ka pasur dhe shumë politikë brenda, janë bërë disa kërkesa padie e kjo ka bllokuar me vite. Kanë pranuar dhe transaksione e padi edhe pas datës së ngrirjes së çdo veprimi në këtë zonë, shitje e të tjera”, - u shpreh ministri Gonxhja.
“Kjo ka qenë një pjesë e betejës së gjithë Rindërtimit. Për fat të keq janë marrë peng disa zhvillime. Një pjesë i kemi kapërcyer nga gjykatës komplet të papërgjegjshëm. Edhe vonesa këtu në Kombinat e një pjese është e lidhur pikërisht me një lojë të bërë të individëve të caktuar me gjykatës dhe mashave politike që janë futur për ta penguar, sepse nëse do ishin bërë gjërat sipas kalendarit dhe pa këto pengesa, sot praktikisht gjithë investimi do kishte përfunduar. Mirëpo kjo është historia në këtë vend e në këtë qytet. Durim, sepse siç po e shihni, shtëpitë të gjithë po i merrni më të forta, më të mira, më të bukura se ato që i kishit dhe mbi të gjitha falas”, - theksoi Kryeministri.
Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Sondazh

Ish-blloku do të kthehet në zonë këmbësorësh - Prezantohet projekti me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21”
Në zonën e ish-Bllokut, janë rikonceptuar hapësirat publike duke i dhënë prioritet këmbësorëve, duke i kthyer disa prej tyre në pedonale. Projekti i Walk 21,......

Viti 2024, më i vështiri për fasonët - Por, rritet vlera e raportit të mallrave të shitur
Gjatë 6 viteve të fundit, eksportet e fasonerive të vendit kanë pësuar një rënie prej rreth 20%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit......

Eurostat: Në Janar inflacioni në Shqipëri zbriti 2.4%/ Çmimet më të ulëta se në Mal të Zi dhe Serbi, por më të larta se në Kosovë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Janar të vitit......

Trump mbetet në klasë? Sondazhi i i Reuters/Ipsos: Amerikanët të pakënaqur me trajtimin e problematikave kryesore të vendit!
Amerikanët i japin Presidentit Donald Trump vlerësime mesatare në trajtimin e tij të ekonomisë dhe përpjekjeve për të tkurrur qeverinë dhe nuk janë të......

1 mld lekë për sistemin e integruar të çështjeve gjyqësore - KLGJ hap tenderin, synohet efikasitet dhe mbrojtje e të dhënave
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur hapjen e tenderit për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve gjyqësore (ICMIS). Fondi limit i përllogaritur......

Buxheti e transporti, më të financuarit me borxh të huaj - Cilët ishin sektorët e tjerë të ekonomisë që u mbështetën më shumë në 2024?
Buxheti i qeverisë ka qenë ai që është mbështetur më shumë me borxh të huaj gjatë vitit 2024. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, një......

Nis “gara” për punësimin sezonal në turizëm - Dervishi: Sfida kryesore mbetet gjetja e punonjësve të kualifikuar
Baret dhe restorantet, veçanërisht në jug të vendit, kanë nisur rekrutimin e stafit për sezonin e ardhshëm turistik. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare......

Vietnami si SHBA, tarifa për çelikun kinez - Vlera e importeve të Pekinit arriti 12 mld USD vitin e kaluar
Vietnami do të vendosë një taksë të përkohshme deri në 27.83% për disa produkte çeliku nga Kina, sipas një dokumenti të ministrisë së tregtisë. Tarifa për......