“KLSH e pavarur, detyrim për ne BE” - Gonzato: Kontroll mbi shpenzimet e buxhetit dhe fondet europiane
Pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryerjen e auditimeve për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë është domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të këtij institucioni.
“Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e duhur për të ushtruar kontroll mbi të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe të donatorëve të tjerë. Çfarëdo ndryshime që do të bëhen duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit dhe standardeve të BE”.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato vlerësoi rolin e këtij institucioni në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend, në përparimin e bërë ndër vite dhe aftësinë që të zbatojë standardet ndërkombëtare të auditimit, ndërsa theksoi se ka ende vend për përmirësim të mëtejshëm.
“Më lejoni që të përgëzoj KLSH për aftësitë profesionale për të zbatuar standardet ndërkombëtar të institucioneve të KLSH dhe fakti që ju na keni kërkuar të organizojmë një rishikim nga homologe për metodat e kontrollit me mbështetjen e miqve tanë nga OECD Sigma tregon se ju jeni të angazhuar për të mësuar më shumë dhe për të përmirësuar punën tuaj të kontrollit. Situata është përmirësuar, por ne jemi të mendimit që ka ende nevojë për përmirësime”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes auditimeve që kryen nxjerr në pah parregullsitë në të gjitha institucionet publike në vend sa i takon përdorimit të fondeve publike.
Sondazh

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë djegëse me këtë vend më shumë se në gjithë vitin 2024
Sipas të dhënave, në Prill, importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, nëse analizojmë......

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve!
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe......

Kina vendos tarifa për produktet e plastikës - Masa synon importet nga SHBA, BE dhe Japonia
Kina ka vendosur tarifa për disa importe të plastikës që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia. Masat vijnë mes tensioneve tregtare me......

Pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale - Policia sekuestron 228 mijë euro, 1 apartament dhe 2 automjete!
Policia e Shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të......

Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet......

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash
Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme......

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......