Shqipëria Postuar më 12 Prill 2025, 13:19

Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si gjithë Shqipëria

Nga Fabjona Pasho

Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi në çeljen e fushatës elektorale, tha se PS do të triumfojë sërish në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se PS është një parti që ka kaluar shumë sfida, por më e madhja mbetet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.

“Erdhëm këtu me vallet dhe harenë e Dibrës, ashtu siç pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit.

Ne jemi parti e madhe që kemi kaluar sfida, por sfidën më të madhe e kemi me mirëqenien e qytetarëve. Të sigurt se do të fitojmë përsëri, qarku i Dibrës do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, që do të votojë masivisht PS. Ka një lider që atë që premton e bën, na ka premtuar të gjithë ne socialistëve dhe shqiptarëve se do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati. Prandaj të votojmë masivisht Ramën dhe PS.", tha Klosi.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat