Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2026, 12:42

Klodiana Spahiu, emri i ri për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Nga Edel Strazimiri

Klodiana Spahiu, emri i ri për Ministrinë e

Klodiana Spahiu është propozuar për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me synimin për forcimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe të politikave të mirëqenies sociale.

Spahiu është mjeke kardiologe me një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor, akademik dhe drejtues. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe më pas është specializuar në kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”.

Gjatë karrierës së saj ka kryer disa specializime në Itali, në fushën e kardiologjisë joinvazive dhe invazive, përfshirë ekokardiografinë, eko-dopplerin e karotideve dhe kateterizimin e zemrës. Në vitet 2012–2014 ka përfunduar gjithashtu masterin profesional në menaxhim shëndetësor.

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekes në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT, ndërsa gjatë viteve 2003–2009 ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në Spitalin e Durrësit. Më pas ajo është emëruar drejtoreshë e këtij spitali.

Paralelisht me aktivitetin klinik, Spahiu ka pasur edhe një angazhim të gjatë në fushën akademike. Ajo ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës, pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë dhe më pas docente e praktikave të kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Klodiana Spahiu mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore” dhe, nëse propozimi miratohet, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat