Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 16:33

Këshillii Mbikqyrës: Holta Zaçaj zëvendës guvernatore e Parë të Bankës së Shqipërisë

Nga SCAN TV

Këshillii Mbikqyrës: Holta Zaçaj zëvendës guvernatore

Nga Gjykata Kushtetuese në drejtim të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikqyrës i BSH ka vendosur që Holta Zaçaj të jetë zëvendës guvernatore e Parë të Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të dalë sot nga Banka Qëndrore bëhet e ditur kjo përzgjedhje. “Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi: Emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 "Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani postin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë e mbante zonja Luljeta Minxhozi, ndërkohë zonja Natasha Ahmetaj vazhdon të ketë postin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat