Shqipëria Postuar më 15 Janar 2026, 18:48

Këshilli i Ministrave miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Nga SCAN TV

Këshilli i Ministrave miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029. Dokumenti përcakton përparësitw strategjike të qeverisë dhe projekton pritshmërinë makroekonomike në horizontin kohor afat-mesëm, si edhe parashikon nivelin e zërave të agreguar të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit.
Në të përcaktohen synimet dhe objektivat e qeverisë në lidhje me treguesit kryesorë të politikës fiskale si, balancën e përgjithshme fiskale (deficitin), huamarrjen, borxhin publik, balancën fiskale primare dhe atë korrente.
Dy komponentët kryesorë të dokumentit janë: parashikimet për treguesit kryesorë makroekonomikë në tre vitet e ardhshme qw paraqesin burimet e pritshme në dispozicion të qeverisë për vitet 2027–2029 dhe shpërndarjen e tyre për këtë periudhë.


V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL PËR PERIUDHËN 2027-2029

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2027-2029, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, lidhja nr.1, dhe “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, lidhjet nr.2/1 e nr.2/2 , që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat