Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 18:44

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon Erion Veliajn me 50 vota të shumcës dhe opozitës

Nga SCAN TV

 

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon Erion Veliajn me 50 vota të

Këshilli Bashkiak i Tiranës me 50 vota ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Këshilltarët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për shakrkimin e tij.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj, por tha se vendimi i është i detyrueshëm për shkak të rrethanave.

Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e tij për shkak të mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj është në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, pas arrestimit me vendim të GJKKO me kërkesë të SPAK, i cili ka mbyllur një dosje me 13 akuza kundër tij.

Vendimi i Këshillit Bashkiak dërgohet tek Prefekti i qarkut, i cili e përcjell në Qeveri ku edhe merret vendimi përfundimtar.

Ndërkohë socialistët e kanë gati kandidaten, Ogerta Manastirliu. Kandidatura e saj u shpall nga kryeministri Rama në ditën e prezantimit të përbërjes së qeverisë së re. Nga opozita ende nuk ka një rival zyrtar përballë Manastirliut.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...