KESH zhvillon shitjet e para të energjisë - Siguron rreth 15 mln euro të ardhura, pas miliona euro shpenzime për import

Reshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka shitur energji për shkak të përmirësimit të situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin. Përmes 1 procedure të zhvilluar për periudhën 17-23 nëntor, Korporata ka shitur rreth 45,700 mWh energji, në 3 lote të ndarë teksa referuar çmimit të shitjes, rezulton se janë arkëtuar rreth 4.53 mln euro.
Kjo shumë i shtohet të ardhurave që janë siguruar nga eksporti i energjisë në 3 procedura të tjera të zhvilluara në fund tetori dhe gjatë këtij muaji, që së bashku me shitjet e fundit shkojnë në rreth 15 mln euro.
Katër tenderët e zhvilluar për shitje energjie janë të parët për vitin 2025. Kjo pasi, ky vit nuk ka qenë i mirë nga pikëpamja e energjisë, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, që do mundësonin prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit. Për pasojë, gjatë gjithë vitit KESH ka zhvilluar një sërë procedurash për blerje energjie, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Fatura totale për import energjie ka shkuar në mbi 160 mln euro.
Kjo situatë paraqet një kontrast të fortë me vitin e kaluar, kur deri në fund të 6-mujorit të parë nuk ishte zhvilluar asnjë procedurë importi, falë furnizimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit. Ndërkohë, pavarësisht shifrave në rritje të energjisë diellore, sistemi elektroenergjetik shqiptar mbetet i varur nga kushtet e motit, që në periudha thatësirash i kushtojnë financave publike miliona euro shpenzime.
Shqipëria e Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik - Investitorët japonezë rrisin interesin. Në fokus, energjia, ICT dhe turizmi
Këtë të enjte, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), organizoi Forumin e Biznesit......
Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore
Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve......
“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh
Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve,......
Kosova, në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Omani dekreton datën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 28 dhjetor 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Vendimi......
Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale
Aplikacionet që përdorim çdo ditë pasqyrojnë qartë tendencat digjitale dhe mënyrën si lidhemi me teknologjinë. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e pajisjeve të......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......
Përfundon afati për garancinë sovrane në bujqësi - Cilat janë kriteret që kualifikojnë agrobizneset për financim deri në 250 mijë euro?
Aplikimet për Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane nga biznese në sektorin e bujqësisë, pranë bankave tregtare mbyllen më datë 20 nëntor 2025. Fermerët dhe......





