Shqipëria Postuar më 9 Janar 2026, 11:10

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

Nga Ola Mitre

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë

Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur një sasi të vogël energjie, duke gjeneruar të ardhura për kompaninë.

Përmes 1 procedure të zhvilluar për periudhën 10-11 janar, KESH arriti të shiste 18,944 MË energji, me çmim mesatar 57.64 euro, duke gjeneruar rreth 1.1 mln euro të ardhura.

Ndërkaq, sipas të dhënave të përditësuar mbi situatën në Kaskdaën e lumit Drin, prurjet natyrore në HEC Fierzë janë 1500 m3/s, në HEC Koman 500 m3/s, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës 60 m3/s. Në raport me një ditë më parë prurjet natyrore kanë shënuar rënie të ndjeshme. Ndërkaq, prodhimi ditor në të tre HEC-et është 16.300 mËh. Në krahasim me një ditë më parë vihet re një rritje e prodhimit ditor, sipas të dhënave të raportara nga KESH.

Sa i takon niveleve në liqenet e Kaskadës së Drinit, Fierza ka arritur në nivelin 289.8 metra mbi nivelin e detit, Komani 173.3 mmnd, ndërsa Vau i Dejës 74.9 mmnd. Po ashtu, KESH njofton se po vazhdon shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ditët e para të këtij viti, paraqesin një kontrast të fortë me vitin e kaluar, që nuk ishte i mirë nga pikëpamja e energjisë, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, duke bërë që fatura totale për import energjie të shkonte në mbi 160 mln euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat