KESH importoi energji gjatë gjithë vitit 2025 - Fatura për blerje arriti 272.2 mln euro. Nga shitja u gjeneruan 6.7 mln euro

Fatura totale për blerje energjie arriti në 272.2 mln euro me TVSH, në vitin 2025 sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Në total, gjatë gjithë vitit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bleu 1,813,145 mWh energji, me një çmim mesatar prej 127.55 euro/mWh.
Blerjet kanë qenë të shpërndara përgjatë vitit, por me një intensitet më të lartë në muajt e verës. Konkretisht, në muajin korrik dhe gusht janë regjistruar edhe volumet më të mëdha, përkatësisht mbi 346 mijë mWh dhe 363 mijë mWh.
Në fillim të vitit, çmimet kanë qenë relativisht më të larta, duke arritur deri në 157.7 euro/mWh në shkurt, ndërsa më pas kanë pësuar një rënie graduale, duke zbritur në rreth 110–125 euro/mWh gjatë muajve të verës dhe vjeshtës.
Në krahun tjetër, të dhënat për shitjen e energjisë nga KESH tregojnë një aktivitet më të kufizuar. Për gjithë vitin janë shitur vetëm 56,699 mWh, me një çmim mesatar prej 98.3 euro/mWh, duke gjeneruar të ardhura totale prej rreth 6.7 mln euro me TVSH. Shitjet janë realizuar vetëm në muajt tetor dhe nëntor.
Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me varësinë e lartë të vendit nga prodhimi hidroenergjetik, i cili ndikohet nga kushtet hidrike dhe reshjet. Në periudhat me thatësirë apo me nivele të ulëta të prurjeve në kaskadën e Drinit, vendi detyrohet të rrisë importet për të garantuar furnizimin, ndërsa mundësitë për shitje mbeten të kufizuara dhe të varura nga tepricat e përkohshme të prodhimit.
Për çfarë ankohen më shumë bizneset? - 298 ankesa u depozituan në një vit pranë Avokatit të Tatimpagueseve
298 ankesa janë depozituar pranë Avokatit të Tatimpaguesit gjatë vitit 2025 në rrugë elektronike dhe zyrtare. Referuar raportit vjetor të këtij institucioni,......
Ku po orientohen blerësit e huaj në Durrës? Fokusi, te banesat afër detit dhe potenciali i qirasë sezonale
Në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës, perceptimi i blerësve të huaj shpesh ndryshon nga ai i banorëve vendas. Ndërsa të huajt priren të fokusohen te......
Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e shtyn realisht digjitalizimin e pagesave në Shqipëri?
Individët po e shtyjnë sistemin bankar shqiptar drejt pagesave digjitale, ndërsa bizneset vijojnë të mbeten më të lidhura me instrumentet tradicionale. Kjo......
Punë inteligjente dhe një javë 4-ditore/ Cilat vende po përgatiten të përballen me krizën energjetike?
Çmimet e naftës po kalojnë mbi 110 dollarë për fuçi në tregje duke rritur edhe kostot e karburantit. Spektri i kursimit po fillon të shfaqet në Evropë,......
Flota e mjeteve elektrike, në rritje - Në dy muajt e parë të vitit u regjistruan mbi 1.700
Flota e automjeteve elektrike në vend po rritet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat që tregojnë një interes nga ana e qytetarëve për mjetet miqësore me mjedisin.......
9,1% e portugezëve punojnë gati 50 orë/javë - Vendi i katërt në BE ku mesatarja llogaritet në 6,5%
Portugalia renditet e katërta në Bashkimin Evropian për pjesën e profesionistëve që punojnë rregullisht 49 orë ose më shumë në javë në punën e tyre kryesore.......
Investim për rrjetin elektrik të trafikut rrugor - OSSH, financon 94 mln lekë për sistemin inteligjent
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës kabllore për furnizimin me energji elektrike të Sistemit të Monitorimit......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie të ndjeshme duke pësuar zbritje të kuotës nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......


