KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e Belshit, teksa së fundmi ka avancuar në sigurimin e financimit të nevojshëm për finalizimin e projektit.
Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro, ndërkohë që 30 mln euro do të financohen përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pak ditë më parë BERZH njoftoi se Bordi ka miratuar kredinë me garanci sovrane, duke i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes së huasë e më pas disbursimit të saj.
Ndërkaq, projekti pritet të financohet gjithashtu përmes një granti prej 8 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”) dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH.
Referuar projektit, impianti fotovoltaik prej 50 Mwp dhe nënstacioni i lidhur do të ndërtohen në territorin e Bashkisë së Belshit në një hapërisë prej rreth 60 ha, ndërsa një linjë e re rreth 9 km, 110 kV do ta lidhë atë me rrjetin në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet si pjesë e projektit.
Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga impianti do të përdoret për të rritur kapacitetin e gjenerimit të KESH-it dhe për të përmbushur Detyrimin e Shërbimit Publik, pasi aktualisht rreth 30% e konsumit vjetor të energjisë elektrike importohet. Gjenerimi i impiantit në BELSH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.
Sondazh

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Rikuperon Euro dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka vijuar të regjistrojë rënie edhe këtë mëngjes krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 85.4 lekë dhe duke u shitur me 86.9 lekë......

Plani për 42 nënstacione elektrike - Investimet, OSHEE: Përmirësim i sistemeve elektrike në Tiranë dhe Durrës
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar një marrëveshje financimi për zbatimin e “Programit të......

206 mln euro për dëmet nga tërmeti - Sa mund të paguajnë kompanitë e sigurimit? AMF: Risigurimet u rritën me 4% në 2024
Në vitin që lamë pas, primet e shkruara bruto që kaluan për risigurim arritën në 3.71 miliardë lekë. Kjo vlerë rezulton të jetë rritur me gati 4% në krahasim......

“11 Maji është dita e vërtetë e çdo shqiptari” - Berisha, nga Puka: Në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Puka se, 11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i......

Punësimi në BE arrin nivele rekord - Evropa regjistron shifrat më të larta që nga viti 2005
Shkalla e punësimit në BE arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në tremujorin e katërt të vitit 2024, sipas të dhënave të reja nga OECD......

Tatimet, pushim për të "vegjlit"? Koalicioni Euroatlantik premton eliminimin e kontrollit tatimor për bizneset e vogla
Koalicioni Euroatlantik ka premtuar se do të eliminojë kontrollet tatimore për bizneset e vogla, me synimin për të lehtësuar barrën administrative dhe për të......

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools riparon 59 objekte arsimore!
Në Bashkinë Kavajë, Programi “EU4Schools” ka bërë të mundur riparimin dhe përforcimin e plotë të 5 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit,......

Nga komunikimi, te fatura/ Sa paguajnë mesatarisht shqiptarët për ofertat celulare?
Sot, telefonat janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme. Ne i përdorim për rrjetet sociale, për të kërkuar informacion, për argëtim, por......