Shqipëria Postuar më 20 Janar 2025, 13:14

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro

Nga Ola Mitre

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura

Viti 2025 ka nisur me blerje energjie për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që deri më tani ka zhvilluar 3 proceduara tenderuese për të plotësuar nevojat konsumatore deri në datën 26 janar. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH në total janë blerë 70 800 mWh energji, me një çmim mesatar prej rreth 157.7 euro/mWh. Ndërkohë që, sipas përllogaritjeve shpenzimet në muajin e parë të vitit arrijnë në rreth 11 mln euro.

Kjo situatë është e ndryshme nga ajo e vitit të kaluar, duke qenë se deri në muajin qershor nuk u zhvillua asnjë procedurë për blerjen e energjisë, pasi nevojat plotësoheshin nga prodhimi i hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Sipas përllogaritjeve paraprake rezulton se përgjatë gjithë vitit 2024 fatura për blerjen e energjisë arriti në rreth 72 mln euro.

Këto të dhëna nxjerrin në pah edhe njëherë varësinë që ka vendi ynë nga kushtet e motit në drejtim të gjenerimit të energjisë elektrike. Kjo, duke marrë në konsideratë se rreth 94% e saj prodhohet nga burimet ujore, ndërsa vetëm 6% vjen nga impiantet fotovolatike. KESH ka deklaruar se ka disa projekte në zbatim, që synojnë ndërtimin e centraleve diellore, çka do të diversifikonte portofolin e kompanisë publike të gjenerimit, por deri më tani në prodhim është vetëm Qyrsaqi, me fuqi të instaluar 5.14 mWp.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Janar Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat