Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2026, 14:49

KESH, 41.6 mln euro për blerje energjie/ Ndryshon “praktika javore”, energjia sigurohet për periudhën 3- mujore

Nga Ola Mitre

KESH, 41.6 mln euro për blerje energjie/ Ndryshon “praktika

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026. Procedura përfaqëson jo vetëm importin e parë të këtij viti, por edhe një nga kontraktimet më të mëdha të viteve të fundit, si për nga volumi, ashtu edhe për kohëzgjatja.

Ndryshe nga praktika e zakonshme e KESH, ku energjia blihet kryesisht për periudha javore ose afatshkurtra, kësaj here korporata ka zgjedhur të sigurojë furnizimin për të gjithë 3-mujorin e tretë të vitit. Në total janë kontraktuar 331,200 mWh, me një çmim mesatar prej 125.47 euro/mWh, me një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro, pa TVSH.

Kjo blerje vjen pas një periudhe të favorshme hidrike gjatë muajve të parë të vitit. Të dhënat financiare tregojnë në periudhën janar - prill u shitën 456,945 mWh me një çmim mesatar prej 60.51 euro/mWh, duke gjeneruar të ardhura prej rreth 33.15 mln euro me TVSH.

Megjithatë, hyrja në sezonin veror ndryshon zakonisht balancën energjetike të vendit. Rënia e prurjeve në kaskadën e Drinit, e kombinuar me rritjen e konsumit gjatë muajve të nxehtë, shton nevojën për sigurimin e energjisë nga importi.

Edhe gjatë vitit 2025, korporata u detyrua të importonte energji përgjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, vitin e kaluar fatura për blerje energjie arriti në 272.2 mln euro me TVSH.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat