KESH, 3.38 mln euro energji për fundin e Gushtit/ Temperaturat rrisin kërkesën, çmimi mesatar gati 132 euro/mWh

Teksa temperatuart e larta kanë rritur kërkesën për energji, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar një blerje për periudhën 22–30 gusht 2026, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Në total, janë kontraktuar 25,605 MWh energji, ndërsa përllogaritjet mbi sasitë dhe çmimet e ponderuara të publikuara e çojnë faturën e blerjes në rreth 3.38 mln euro.
Blerja e fundit vjen rreth një muaj e gjysmë pas procedurës së zhvilluar në fillim të korrikut, kur KESH realizoi importin e parë të energjisë për vitin 2026. Në atë procedurë u kontraktuan 331,200 mWh për periudhën 1 korrik–30 shtator, me një çmim mesatar prej 125.47 euro/mWh dhe një vlerë prej rreth 41.6 mln euro, pa TVSH.
Ajo procedurë ndryshonte nga praktika e zakonshme e korporatës për blerje javore apo afatshkurtra, pasi energjia u sigurua për të gjithë tremujorin e tretë. Ndërkohë, procedura e fundit rikthen blerjet për një periudhë më të shkurtër dhe me një çmim mesatar rreth 6.4 euro/mWh më të lartë se ai i kontraktimit të korrikut.
Nevoja për importe rritet zakonisht gjatë sezonit të verës, kur rënia e prurjeve në Kaskadën e Drinit kombinohet me konsumin më të lartë të energjisë. Edhe gjatë vitit 2025 KESH importoi energji, ndërsa sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, fatura e blerjeve gjatë vitit të kaluar arriti në 272.2 mln euro me TVSH.
Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/ 31 Tetor 2026, afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë në marrëdhënie pune, se duhet të sigurohen që të dhënat e punëtorëve të......
“Reformat në energji japin rezultate konkrete” - Karakaçi: Shqipëria përmbush detyrimet për 600 MW kapacitete të reja
Reformat në sektorin e energjisë dhe masat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian kanë sjellë rezultate konkrete gjatë periudhës 1 janar–30......
Pasuritë shtetërore, në verifikim - Objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore
Objektet shtetërore të ndërtuara, apo krijuara më shumë se 70 vjet më parë do të futen në proces verifikimi për të përcaktuar nëse kanë interes kulturor. Një......
Më shumë agrume në Shqipëri/ Prodhimi ka ndjekur një trend rritës 5 vitet e fundit
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat për periudhën 2021–2025 tregojnë se prodhimi I......
Interesi për licenca në prodhimin e energjisë - ERE: 22 procedura në proces, kryesojnë centralet diellore
Interesi për investimet në prodhimin e energjisë elektrike reflektohet edhe në numrin e aplikimeve që presin një vendimmarrje nga Enti Rregullator i......
Punësimi i të huajve, miratimi brenda 1 dite - Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës
Nga 10 ditë në vetëm një ditë pune. Ky është afati i ri që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë në dispozicion për të dhënë miratimin për......
Sa mjaltë prodhon Shqipëria? - 58 mijë koshere më shumë, rritet sasia në treg
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, duke dhënë shenjat e një sektori që po zgjerohet, ku efekt kanë dhënë edhe masat e......
Shqipëria, e dyta në Europë për rritjen e fluturimeve/ Aktiviteti ajror u rrit me 28.6% në korrik, ndërsa vendi kryeson rajonin
Turizmi shqiptar ka vijuar të marrë një hov të fortë vitet e fundit, duke e kthyer vendin në një prej destinacioneve më të kërkuara në rajon. Kjo rritje e......

