Kërkohet subvencion i fermerëve në bazë prodhimi - Salla: Nuk aplikohet në BE. Do të rishikojmë skemën aktuale

Opozita kërkon që të rishikohet skema e subvencioneve për fermerët, duke sugjeruar pagesa direkte për prodhim, me argumentin se skema aktuale nuk ka dhënë efektet e pritshme. Sugjerimi është bërë në komisionin e Bujqësisë, gjatë diskutimeve të buxhetit për këtë sektor për vitin 2026.
“Skema e subvencioneve është e dështuar. Nuk është mbështetje 100 litra naftë, as 1000 litra naftë, por mbështetje mbi prodhimin dhe jo sipërfaqen. Nëse nuk unë prodhoj për çfarë e marr karburantin? Ta marrë ai që shkon, punon djersit. Pse nuk aplikohet kjo skemë që është në vendet e rajonit dhe është funksionale. Në BE do shkojmë kur të kemi disa standarde”.
Por Ministri i Bujqësisë ka theksuar se kjo skemë nuk do ndryshojë, por do të zgjerohet gama e përfituesve.
“Skema është pagesë direkte plus investime. Skema e BE-së nuk ka asnjë skemë që parashikon pagesa në prodhim. Kemi rreth 71 mijë fermerë që kanë pjesë aplikimeve. Në 2026 ka një thirrje ku do rishikojmë skemën dhe mundësinë që do u japim fermerëve në disa drejtime të ndryshme, do jemi së bashku me gjithë fermerët, ku përveç se do kemi një konsultim me ta, do përshtatim skemat sipas nevojave."
Nga ana tjetër, sugjerohet gjithashtu edhe rishikimi i skemës së TVSH-së për fermerët me argumentin se kompensimi me 10 për qind sërish nuk do ta ndryshojë situatën e tyre. Buxheti për bujqësinë gjatë vitit të ardhshëm do të jetë në nivelin e 16.2 miliardë lekëve dhe ka pësuar një rritje me 1.6 miliardë lekë në raport me vitin 2025.
Cilat janë investimet në sektorin e mbrojtjes në 2026? - Pr.buxheti, ministri Vëngu: Ka pesë prioritete kryesore
Në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, teksa prezantoi projektbuxhetin e vitit 2026 për......
Pensionet private dhe sigurimet, afër standardeve të BE? - Drejtoresha e EIOPA: Përparim shumë i mirë. Fushata ndërgjegjësimi për jetën dhe pronën
Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në zbatimin e ligjit të sigurimeve dhe pensioneve private në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë......
Tregu i librit, shifrat surprizojnë! Rreth 3.2 mld lekë importe dhe 200 tituj të rinj të regjistruar në Bibliotekën Kombëtare
Në prag të hapjes së Panairit të 28-të të Librit, të dhënat mbi importet e librave, revistave, pikturave, dorëshkrimeve dhe projekteve të ngjashme tregojnë......
“Efekti i kursit në uljen e huamarrjes, vetëm 0.7%” - Malaj: Kemi marrë masa ndaj luhatjeve të mundshme
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut përgjatë këtij viti ka pasur një efekt minimal në uljen e borxhit publik, i cili parashikohet të ndjekë një trajektore rënëse......
Gjysmëpërçuesit, “motorët” e IA - AMD parashikon trefishim të ardhurash nga çipet deri në vitin 2030
Advanced Micro Devices (AMD) njoftoi se pret të arrijë të ardhura vjetore prej 100 miliardë dollarësh nga çipet brenda pesë viteve të ardhshme, duke......
Shqipëria, në krye të Europës për fluturimet komerciale/ 173% më shumë se para pandemisë, tetori arrin kulmin
Fluturimet komerciale përbëjnë një tregues të rëndësishëm për ecurinë e turizmit dhe lëvizjen e popullsisë, si vendase ashtu edhe të huaj. Shqipëria ka......
A është domosdoshmëri AI në turizëm? - Ozuni: Nuk e zëvendëson asnjëherë individin në këtë sektor
Inteligjenca Artificiale, pothuajse ka prekur të gjithë sektorët ndërsa, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, në Riad të Arabisë Saudite në Asamblenë e......
Kryeqyteti “lind”, periferia “shuhet”/ Kontrasti i demografisë shqiptare. Shumica e qarqeve shënojnë rënie natyrore
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar rritje, duke arritur në 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, sipas të......





