Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2024, 10:32

Kërkohet shtyrje e kompensimit të pronarëve - Gati projektligji, afati i shpërndarjes së vlerave financiare deri në 2028

Nga Diamila Leka

 

Publikohet për Konsultime Publike, projektakti për rihapjen e afatit të shqyrtimit të kërkesave të pronarëve në rrugë administrative nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronës deri në vitin 2027 dhe shtyrja e afatit për shpërndarjn e vlerës së kompensimit financiar deri në vitin 2028.

Qëllimi i këtij projektakti është dhënia e mundësisë së qytetarëve që kërkesat e tyre të shqyrtohen në rrugë adminstrative nga Agjencia e Trajtimit të Pronësnë një kohë më të shkurtër krahasuar me kohën që do të shpenzohej në rast të shqyrtimit të tyre nga juridiksioni gjyqësor.

Por cilat janë faktorët që kanë ndikuar në shtyrjen e afatit?

Sipas relacionit, faktorët janë se në përputhje me ligjin nr.133/2015, të ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e ngarkuar për zbatimin e vendimeve kur ato të marrin formë përfundimtare në kuptim të ligjit, sa i takon vlerësimit financiar të së drejtës së kompensimit apo për ekzekutimin e vlerësimit sipas vendimit gjyqësor. Një tjetër faktor mbetet prapambetja e dosjeve pranë sistemit gjyqësor.

Ndërkohë dhe ecuria e proceseve gjyqësore dhe qëndrimit të gjykatave, të cilat përsa i takon trajtimit të kërkesave për njohje pronësie nuk kanë proceduar në të gjitha rastet edhe me vlerësimin financiar të së drejtës së njohur, shtyrja e afatit të vlerësimit financiar deri në vitin 2027, krijon kushtet për vlerësimin financiar të titujve ekzekutiv gjyqësor nga ana e ATP-së.

Në lidhje me procesin e vendimmarrjes, ATP ka përmbyllur aktualisht procedimin administrativ, duke marrë vendim për 115 dosje ose 1.6% të kërkesave ende të patrajtuara, ndërsa ka filluar procedurat e njoftimit për plotësim dokumentacioni për rreth 2900 kërkesa për njohje pronësie ose 41.4% të dosjeve/praktikave. Sipas parashikimeve ligjore, fondi i kompensimit prej 50 miliardë lekësh është i shpërndarë në 10 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra deri në vitin 2026.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat