Kërkohen më shumë pika karikimi për automjetet elektrike - Rritja e importit ka nxitur kërkesën nga institucionet dhe jo vetëm
Rritja e shpejtë e numrit të makinave elektrike gjatë vitit 2024 ka sjellë një nevojë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë instalimin e pikave të karikimit.
Një shembull i fundit është Inspektoriati Qendror, i cili ka publikuar një tender për instalimin e karikuesve të shpejtë për automjetet elektrike.
Gjatë muajit nëntor, janë regjistruar gjithsej 7 tendera nga institucione të ndryshme për pajisjen me karikues elektrik, që vërteton se interesimi për këtë teknologji është në rritje dhe po bëhet gjithnjë e më i përhapur.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2024 janë importuar rreth 2500 automjete elektrike, një shifër që tregon një trend në rritje të përdorimit të këtyre automjeteve.
Kjo rritje ka bërë që shumë kompani dhe individë të investojnë në blerjen e makinave elektrike, të cilat ofrojnë përfitime të shumta si kosto të ulëta operative, komoditet gjatë udhëtimeve, ndotje më të ulët dhe lehtësira në pagesat e taksave.
Në këtë kuadër, fluksi i pikave të karikimit është fokusuar kryesisht në kryeqytet, ku kërkesa është më e lartë. Sidoqoftë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre pikave janë instaluar në stacionet e taksive, të cilat tashmë janë një ndër përdoruesit kryesorë të makinave elektrike.
Sondazh

Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA - Ekspertët: Hap pozitiv në rrugën e integrimit në BE, përfitojnë edhe turistët
Anëtarësimi zyrtarisht i Shqipërisë në SEPA, që është zona e vetme e pagesave në Euro, përkthehet në kohë më të shpejtë dhe kosto më të ulëta për......

Bizneset, si zgjidhet furnizuesi i energjisë - ERE ka licencuar 34 kompani në ofrimin e shërbimit, detajet e kontratës
Teksa tregu i liberalizuar i energjisë do të zgjerohet me 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, aktualisht janë 34 subjekte, që ofrojnë shërbimin e......

A do të vjedhë Trump kurorën e kriptove të BE-së?
Ligjet e reja shumë të lëvduara të BE-së për kriptomonedhat do të hyjnë në fuqi brenda pak javësh, por ligjvënësit e Brukselit tashmë po pyesin nëse do të......

Në shtator, 51.6% më shumë vizitorë të huaj/ Preferuan kryesisht zonën qendrore. Vendasit, jugun
Në Shtator 2024, kapacitetet e strukturave akomoduese kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke......

Përmbytjet katastrofike në Spanjë - Kosto e dëmit sa 0.2% e PBB-së!
Përmbytjet katastrofike në lindje të Spanjës muajin e kaluar ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ prej 0.2 pikë përqindjeje në produktin e brendshëm bruto......

Analfabetizmi tek të rinjtë, alarm për arsimin/ Fieri regjistron shkallën më të lartë për grupmoshën 10-19 vjeç
Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën......

Energjia, 2600 biznese do shkëputen nga OSHEE - Liberalizimi i tregut, Gjenerali: Duhet të zgjedhin vetë furnizuesin
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të premte duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë në raport me dje duke e mbyllur këtë javë......