Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2026, 17:16

Kërkimi shkencor, ministri Salla takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Athinës

Nga SCAN TV

Kërkimi shkencor, ministri Salla takim me Rektorin e Universitetit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës, prof. Spyridon Kintziosis, një prej institucioneve më prestigjioze në rajon në fushën e arsimit dhe kërkimit bujqësor.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit akademik dhe kërkimor mes institucioneve, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që lidhin arsimin universitar me zhvillimin praktik të sektorit bujqësor. “Biseduam për krijimin e urave konkrete mes dy universiteteve përmes shkëmbimit të përvojave akademike, programeve të përbashkëta dhe thellimit të kërkimit shkencor,” theksoi ministri.

Gjatë vizitës, Ministri Salla u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet kërkimore të universitetit, përfshirë laboratorët modernë dhe fermat eksperimentale, të cilat përbëjnë një model të integrimit të teorisë me praktikën dhe e bëjnë këtë institucion një pikë referimi në rajon.

Sipas tij, ky bashkëpunim hap perspektiva të reja për studentët, pedagogët dhe për zhvillimin e sektorit bujqësor në tërësi, duke forcuar lidhjen mes dijes akademike dhe nevojave reale të prodhimit.

 

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......