“Kërkime për minerale kritike në Shqipëri” - Ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin, risi edhe për rehabilitimin mjedisor

Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka informacion gjeologjik, por ka interes për studim më të hollësishëm dhe besueshmëri më të lartë në lidhje me të dhënat për zonën”.
Ky është një prej ndryshimeve të parashikuara në ligjin “Për sektorin minerar”, që sipas zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu ka si qëllim nxitjen dhe inkurajimin e veprimtarive të kërkim-zbulimit për shtimin e potencialit të rezervave minerare, veçanërisht atyre deficitare në rajon dhe në BE.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me përcaktimin e një afati kohor për pezullimin e veprimtarisë, për shkak të problemeve të ndryshme që mund të hasin kompanitë minerare.
Në draftin e ligjit është përcaktuar e drejta për të kërkuar pezullim deri në 1 vit. Ndryshime parashikohen edhe në drejtim të garancisë që paguajnë kompanitë që ushtrojnë aktivitet minerar për rehabilitimin mjedisor të zonës.
Po ashtu, ligji minerar ka parashikuar detyrimin e shoqërive, që në përfundim të afatit të lejes, të rehabilitojnë zonën në të cilën kanë kryer veprimtarinë, por nuk ka të përcaktuar afatin se për sa kohë duhet të kryhet ky rehabilitim.
Për këtë arsye, në këtë projektligj është parashikuar një afat deri në 18 muaj për kryerjen e rehabilitimit. Në rast se zotëruesi i lejes minerare ka braktisur zonën e lejes për 18 muaj, garancia e rehabilitimit të depozituar kalon në favor të shtetit.
Rritet kërkesa e studentëve për “bujqësorin” - 74-vjetori i UBT, Rama: Do të bëhet universitet rajonal
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet universitet rajonal, me studentë nga vendi dhe rajoni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në......
Samiti BE-Ballkan Perëndimor - Liderët e rajonit do të diskutojnë në Bruksel rrugën drejt anëtarësimit
Samiti i Bashkimit Evropian, që do të mbahet të martën, më 4 nëntor, shënon një moment kyç për politikën e zgjerimit të BE-së në zemër të Evropës. Në......
Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve
Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210......
Sa është kërkesa për punonjës në turizëm? - Ozuni: Ngritja e Akademisë Turistike nuk është zgjidhje
Sektori turistik në Shqipëri po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe siç ka treguar realiteti, operatorët të kërkojnë ndihmë nga tregjet......
Një Tiranas mban 1.1 mln lekë në depozita bankare - Kryeqyteti, kursimet më të larta mesatare për frymë. Elbasani, i fundit në vend
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e......
Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve
Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for......
A mund ta ndalojë “IA” pastrimin e parave? - Platforma e re identifikon kompanitë dhe individët me rrezik të lartë
Bankat dhe institucionet financiare po përballen me një rritje të mashtrimeve dhe pastrimit të parave, si dhe me presionin për t’iu përmbajtur rregulloreve......
Qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara - Të ardhurat u rritën me 48.2% në 9-mujorin e vitit 2025
Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arritën në 162.2 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2025, me një rritje prej......





