Kërkesa e SPAK-ut për Kuvendin - Rama: Nuk do ta shqyrtojmë, çështja në Kushtetuese më 22 janar

Në podkastin "Flasim'', kryeministri Rama ka folur për kërkesën e SPAK-ut për Kuvendin. Duke e konsideruar ekstrem dhe antidemokratik kërkesën e pezullimit të një anërari qeverie, Rama ka bërë të qartë se Kuvendi i Shqipërisë nuk do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deptuetetes dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të shprehet për çështjen në fjalë.
''Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.
E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.
Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që tëkuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.
Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe nëKomisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve tëKëshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të“torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon'' - tha Rama në podkastin 'Flasim'.
Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës. Në mbështetje......
Shqipëria drejt ekonomisë digjitale - BSH: Debitimet përbëjnë shumicën e transaksioneve elektronike të biznesit dhe individëve
Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më shumë pagesa janë kryer përmes kanaleve elektronike të bankave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bizneset kanë......
Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi bëhet funksional në vitin 2027
Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit......
Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në pesë persona punon mbi 47 orë në javë
Të dhënat e Autoritetit Statistik Grek (ELSTAT) nga Anketa e Forcës Punëtore për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se puna për më shumë se një punëdhënës......
3,4 miliardë lekë për Shkodrën - Buxheti 2026, Beci: 80% më shumë investime dhe shërbime
3,4 miliardë lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2026. Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi......
Subjektet nën lupën e Inspektoratit të Punës - Qindra kontrolle, evidentohen dhjetëra shkelje gjatë muajit nëntor
Gjatë muajit nëntor, Inspektorati Shtetëror i Punës ka intensifikuar kontrollet në tregun e punës, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe......
Çmimi për prodhuesit e energjisë - Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi do të blihet nga shteti me çmimin 10 lekë /kWh edhe gjatë vitit 2026. Enti Rregullator i Energjisë......
Trump pezullon lotarinë amerikane DV1 - Vendimi, pas sulmit me armë në Universitetin Brown
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër, pas të shtënës masive në Universitetin Brown, ku humbën......





