“Kemi shumë pak patenta për shpikje” - Laknori: Ligji i ri, më shumë standard dhe më pak burokraci
Në Shqipëri, numri i patentave për shpikje mbetet ende i ulët, një tregues i mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale për inovatorët shqiptarë. Ekspertët e fushës thonë se, ndonëse janë bërë përmirësime ligjore, mbështetja për shpikësit duhet të jetë shumë më konkrete, sidomos tani që vendi është në proces integrimi në Bashkimin Europian.
“Çështë e drejta kemi shumë pak patenta shpikje dhe ky është nëj problem dhe duhet të suportohen sa më shumë me fonde. Fakti që ka fonde europiane për shpikësit është gjë e mirë, ligji i ri ka sjellë gjëra të mira shumë por edhe gjëra që pak financiarisht do të ndikojnë tek shpikësat. Çdo të thotë kjo? Për të marrë një patent në Shqipëri, ka një zyrë e cila ka ekzaminuaesit e saj, por nuk ekziëtojnë mundësi, burime njerëzore për të gjithë fushat e shkencës, dhe teknikës, zyra të jep një patent të përkohëshme për të promovuar shpikëjen për 10 vjet por brenda 10 vjetësh ti duhet të aplikosh në një zyrë ndërkombëtare, siç është zyra e patentave në Mynih, ta sjellësh këtë patentë që ty të aprovohet patenta edhe për 10 vjet të tjera.”
Ligji i ri për pronësinë industriale sjell disa risi që synojnë të lehtësojnë procesin e patentimit, përmes një raporti hetimi paraprak të standardeve europiane. Megjithatë, edhe kjo procedurë mbetet sfiduese për shpikësit shqiptarë, për shkak të mungesës së fondeve dhe mbështetjes konkrete.
“Çfarë bën ligji i ri? Ligji i ri thotë, nuk ka nevojë për ta bërë për 10 vjet, bëje që tani një raport hetimi, që do të thotë zyra europiane e patentave e shikon përpara, nëse shpikja është e saktë, është e pranueshme, pastaj me këtë document, ti futesh te zyra e patentave. Kjo ka një gjë që i bën mirë shpikësit, sepse shikon nëse është komforn rregullave dhe normave të zyrës europiane të patentave po ashtu dhe Shqipëria. Por shpikësat janë të varfër, nuk kanë mundësi. Ne duhet t’i suportojmë, të përpiqemi të gjithë bashkë, t’i suportojmë shpikësat që të kenë mundësi të marrin pjesë në projekte europiane për inovacion që ka plotë dhe sa të duash. Sidomos dhe tashti që jemi bërë vend kandidat për të hyrë në EU.”
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, synon të mbështesë sipërmarrësit e rinj për të krijuar bizneset e tyre, duke u ofruar trajnim, mentorim dhe financim. Punëkërkuesit me ide biznesi do të trajnohen nga ekspertë të kualifikuar, të cilët do t’i ndihmojnë në ndërtimin e një plani të konsoliduar biznesi. Pas këtij procesi, planet më të mira do të përzgjidhen për financim, duke përfituar mbështetje deri në vlerën e 1 milionë lekëve.

Greqia rrit shpenzimet me 5 miliardë euro në 2026 - Projektbuxheti parashikon zgjerimin e ekonomisë me 2.4% vitin e ardhshëm
Projektbuxheti i Greqisë për vitin 2026 parashikon një rritje të shpenzimeve prej 5 miliardë eurosh në krahasim me vitin 2025, kryesisht e nxitur nga......

Sa kushton të jetosh vetëm në Shqipëri? Dy të rritur me fëmijë shpenzojnë rreth 27 mijë lekë më shumë se dy të rritur pa fëmijë
Shpenzimet mujore për konsum në Shqipëri janë rritur gjatë vitit 2024 në të gjitha kategoritë e familjeve, duke reflektuar një rritje të lehtë të mirëqenies......

Gjobë 350 euro/m2 për ndërtimet pa leje dhe konfiskim - Fuqizohen masat, nis zbatimi. Kush përfshihet në “Listën e Zezë”
Kushdo që ndërton pa leje, apo në tejkalim të lejeve të ndërtimit, do të penalizohet. Qeveria ka miratuar aktet normative të cilat kanë hyrë në fuqi vendosin......

Tkurret parashikimi i energjisë së rinovueshme - IEA redukton projeksionin e rritjes globale me 900 GW deri në vitin 2030
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj global për rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 me 900......

BE, ulen vendet e punës në industrinë diellore - Punësimi pëson tkurrje për herë të parë në dekadën e fundit
Punësimi në industrinë diellore të Bashkimit Evropian arriti një nivel rekord vitin e kaluar, por po pëson rënie në vitin 2025. Megjithatë, tkurrja e vendeve......

“Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet” - Zhvillohet takimi konsultativ me grupet e interesit!
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.......

“Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor” - BB: Krijimi i vendeve të punës, thelbësor për të mbështetur rritjen
Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu......

“Kërkesa e huaj rriti ekonominë shqiptare” - Raporti i BB: Zbatimi më i shpejtë i reformave do të shtojë të ardhurat për frymë
“Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes së turizmit, sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit ishin nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në anën e ofertës, duke......