“Kemi bashki me vështirësi financiare” - Kërkesat e përfaqësuesve vendorë për projektbuxhetin 2026

Nga zbatimi i ligjit për financat lokale, tek grantet e performances. Janë këto disa nga rekomandimet e bëra nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin 2026.
“Kërkesa e parë është zbatimi I ligjit për financat lokale. Është vendosur një dysheme 1% dhe vit pas viti është bazuar vetëm 1%, kërkesa jonë është të rritet kjo përqindje gradualisht, vit pas viti. Transferta e pakushtëzuar sektoriale: me rritjen e standardeve, duhet të sigurohen fonde shtesë për shërbimet.
Nga ana jonë granti i performancës duhet të vazhdojë, ne propozojmë të futet si kriter tek formula. Vazhdojmë të kemi bashki me vështirësi financiare për borxhet që mbetën pas ndarjes territoriale. 10 vjet pas reformës territorial, ka ardhur momenti për rishikimin e formulës së transfertës së pakushtëzuar.
Parashikohet rritja e nivelit të pagave, në zërin për rritjen e pagave nuk ka kritere të qarta si janë kalkuluar. Të kemi fond të dedikuar në buxhet për investime, po këto mos jenë grante konkurruese, sepse penalizohen bashkitë e vogla.
Të rishikohet heqja e tvshve për pushttein lokal, pasi bashkitë tërhiqen nga grantet ose projektet. Ligji parashikon 4% të buxhetit të bashkive për emergjencat civile, asnjëherë nuk është zbatuar”, tha Adelina Farrici, Kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Ndërkaq, kreu I Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, në fjalën e tij renditi 3 sfidat kryesore të pushtetit lokal.
Edhe përfaqësuesit e shoqatës së të zgjedhurve vendorë shpalosën kërkesat e tyre, që kanë kryesisht të bëjnë më borxhin publik, rrugët rurale dhe transfertat e pakushtëzuara.
AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zgjeron më tej projektet e ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për......
Dominon euro në depozitat e parasë së gjerë - Totali, 1.46 trilionë lekë në muajin tetor. Rriten edhe kursimet në monedhën vendase
Euroja është monedha që mbizotëron në bankat shqiptare kur vjen çështja te paratë që qytetarët, bizneset apo institucione të tjera mbajnë në depozita dhe......
Kush janë kandidatët për drejtimin e INSTAT? - Vizioni i Institutit të Statistikave për 5 vitet e ardhshme
Tre kandidatura kanë shprehur interes për të udhëhequr Institutin e Statistikave në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e......
“Paketa e fertilitetit”, nga buxheti te fatura - Programi publik lehtëson barrën për çiftet që kryejnë IVF
Qeveria ka planifikuar që përgjatë viteve 2026–2028, “paketa e fertilitetit” të vazhdojë me fond rreth 37.5 milionë lekë në vit dhe objektiv rreth 200 çifte......
Gjermani, tregjet e Krishtlindjes kushtojnë shtrenjtë - Kostot e sigurisë janë rritur me 44% gjatë 3 viteve të fundit
Tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, që tërheqin shumë turistë dhe mbështesin ekonomitë lokale, po përballen me kostot e larta të sigurisë pas një serie......
Portofoli i kredisë për biznesin, në “ngërç”/ Rritje mujore shumë e lehtë, pavarësisht trendit pozitiv vjetor
Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......
Shqipëria zhvillon Mbledhjen e 16-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime
Në Tiranë u zhvillua dje Mbledhja e 16-të e Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet, një mekanizëm i rëndësishëm në procesin e......
286 mld lekë u tërhoqën nga bankomati në 9 muaj - Numër i kufizuar i ATM që përfshijnë edhe shërbimin e depozitimit të parave
Bankomatet në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ndërsa edhe përdorimi i tyre nga qytetarët për të tërhequr ose depozituar para në nëntë muajt e parë të këtij viti......





