KAYO me sektorin privat hapin 400 vende pune - Krijohet partneriteti strategjik për prodhimin e uniformave ushtarake “Made in Albania”
Qeveria ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve, për përdorim nga strukturat e sigurisë.
Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 40 % të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private. Gjithashtu, “KAYO”, do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m², që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, pa të drejtë tjetërsimi.
Ndërkohë, shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negocimit, në çdo rast siguron nga subjekti me të cilin negocion, një vlerë investimi jo më pak se 15 milionë euro në periudhën kohore të 3 viteve dhe punësimin e jo më pak se 400 punonjësve në periudhën kohore të 3 viteve.
Gjithashtu, ajo do të duhet të ofrojë teknologji moderne për prodhimin e uniformave sipas standardeve të Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë, si edhe të sigurojë rrjetin e shpërndarjes në rast eksporti.
Referuar vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se administratorët e shoqërisë, që do të krijohen nga dy shoqëritë do të zgjidhen me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
“KAYO” do të ketë të drejtën e vetos në vendimmarrjet strategjike, përfaqësim në organet drejtuese dhe rolin kryesor në emërimin e administratorëve.
Shoqëria e re, që do të ngrihet nga ky partneritet, do të jetë e autorizuar të furnizojë direkt Forcat e Armatosura me uniforma dhe pajisje ushtarake.
Mendimi juaj

30 Maj, afati i fundit për fermerët - Fondet në bujqësi, interes i lartë për naftën falas
Fermerët në të gjithë vendin do të kenë afat për të aplikuar për fonde në bujqësi deri më datën 30 maj dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të......

Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë - Qeveria miraton procedurat dhe rregullat
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, në shërbimin aktiv të Forcave të......

Vendet me pensionet më të larta dhe më të ulëta në Europë - Si pozicionohet Shqipëria?
Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Europë, sipas raportit të OECD-së "Pensionet në një Vështrim 2023". Në shumë vende......

Keni nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë? - Ky robot përdor inteligjencën artificiale për të pastruar çdo gjë!
Për ata që nuk e pëlqejnë pastrimin ose rregullimin e shtëpisë, ndihma tashmë mund të vijë nga inteligjenca artificiale. Hulumtuesit e robotikës në......

Rimëkëmben Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Franga dhe monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi krahasuar me rritje që shënoi ditën e djeshme është forcuar sërish këtë të enjte duke u blerë sot me......

Gjykata bllokon tarifat e Trump - “Kongresi, autoriteti ekskluziv për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera”
Një gjykatë tregtare e SHBA-së bllokoi hyrjen në fuqi të tarifave të Presidentit Donald Trump në një vendim gjithëpërfshirës, duke argumentuar se presidenti......

Vendimet e qeverisë/ Projekt për rijetësimin e pallatit të sportit "Asllan Rusi" - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së mërkure ka marrë disa vendim lidhur me rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, si dhe......

Shqipëria në qendër të zhvillimit të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotor, Mali i Zi shënoi një moment kyç për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të rajonit. Në kuadër të Procesit......