Shqipëria Postuar më 27 Prill 2025, 18:12

KAYO firmos marrëveshjen me kompaninë izraelite - Më 8 maj, testi i uljes së avionit në pistën e Aeroportit të Vlorës

Nga Alida Lula

KAYO firmos marrëveshjen me kompaninë izraelite - Më 8 maj, testi

Këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës është firmosur marrëveshja mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe kompanisë izraelite elitare në fushën e mbrojtjes, Elbit Systems Ltd, duke i hapur rrugë, rihapjes së Shkollës së Aviacionit pas 18 vitesh. Kjo shkollë pritet të shndërrohet në një akademi rajonale që do të përgatisë pilotë ushtarakë e civilë, si dhe kontrollorë ajrorë të huaj e shqiptarë, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare.

E themeluar në vitin 1966, Elbit Systems është ofruesi kryesor i pajisjeve tokësore të ushtrisë izraelite dhe mjeteve ajrore pa pilot, me fabrika në mbarë botën, duke tregtuar produktet e saj ushtarakëve në shumë vende.

Para firmosjes së kësaj marrëveshje, ishte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila njoftoi se më 8 Maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO

Ndërkohë, kryeministri Rama, ka thënë se: ''Sot bëjmë të mundur një marrëveshje që i hap rrugën kontratës me një ndër ekselencat botërore në fushën e industrisë së mbrojtjes LB Systems. Jemi në një moment kthese historike në fushën e mbrojtjes, kthesë historike që diktohet pa diskutim nga konteksti botëror, por edhe nga konteksti evropian. Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, por thelbi është që ne duam të rilindim industrinë tonë të mbrojtjes dhe industrinë tonë të prodhimit ushtarak”- shton kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat