“KAYO” drejt partneritetit për industrinë e mjeteve pa pilot - Qeveria miraton kushtet për bashkëpunim publik–privat në prodhimin e dronëve

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, me partnerë privatë, me synim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët në industrinë e mjeteve fluturuese pa pilot. Sipas vendimit, shoqëria “KAYO” do të mbajë jo më pak se 25% të aksioneve në këtë bashkëpunim, ndërsa do të kontribuojë me pasuri të paluajtshme në një sipërfaqe prej të paktën 1 000 metrash katrorë, që do të vihet në dispozicion të aktivitetit të shoqërisë së re.
Nga ana tjetër, partneri privat duhet të garantojë një investim minimal prej 30 milionë eurosh brenda tre viteve, si dhe hapjen e të paktën 35 vendeve të reja pune në të njëjtën periudhë. Po ashtu, ai duhet të sigurojë linjat teknologjike për prodhimin e mjeteve pa pilot dhe rrjetin e shpërndarjes për eksport. Objekti i aktivitetit të shoqërisë së re do të përfshijë prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot, ndërsa drejtimi i saj do të bëhet në bashkëpunim mes palëve. Administratori do të zgjidhet me dakordësi të “KAYO”-s, ndërsa të paktën 30% e strukturave drejtuese do të emërohen nga pala shtetërore.
Vendimi parashikon gjithashtu të drejtën e vetos për shoqërinë shtetërore “KAYO” në çështje të caktuara, si dhe garantimin e sigurisë fizike të personelit dhe infrastrukturës nga Forcat e Armatosura. Ky zhvillim vjen në kuadër të ligjit për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, duke synuar rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike në vend.
Nafta e mbyll javën pranë 95 USD për fuçi - Realizon humbjet më të mëdha javore që nga viti 2022
Nafta e mbylli javën pranë 95 dollarëve për fuçi, për shkak të arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Megjithatë, tensionet janë......
Kosova miraton marrëveshje kredie për zhvillim ekonomik - Financime për sektorin financiar, energji dhe tregti rajonale
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të parashikuara në rendin e ditës, duke i dhënë dritën jeshile disa projektligjeve të......
''Paga e 13-të, praktikë e zakonshme në vendet e BE-së'' - Ministri Murati: Shtesa, 200 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se praktika e pagës së 13-të ekziston në vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është një ide e re, duke iu......
Mekanizëm i ri për financimin e projekteve publike - Qeveria miraton skemën e re për financimin nga fondet e lojërave të fatit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se është ndërmarrë një tjetër hap konkret për forcimin......
Lufta në Iran “dërmon” konsumatorin amerikan - Besimi bie në nivelin më të ulët historik në prill, rritet inflacioni
Besimi konsumator në Shtetet e Bashkuara ra në një nivel rekord të ulët, gjatë muajit prill, ndërsa është shtuar frika për rritjen e çmimeve të energjisë dhe......
Artemis II kthehet me sukses në Tokë - Qëllimi final, prania afatgjatë në Hënë për të eksploruar Marsin
Kapsula Artemis II dhe ekuipazhi i saj prej katër anëtarësh u ulën në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, pas gati 10 ditësh në hapësirë, duke përmbyllur......
Prezantohet Raporti i Zbatimit të Komunitetit të Energjisë (EnCS) për 2025 - Lorkowski: Progres në liberalizimin e tregut, është arritur 50% e objektivave
Është prezantuar Rorti i Zbatimit të Komunitetit të Energjisë (EnCS) për vitin 2025, me temë “Rruga e Shqipërisë drejt integrimit energjetik......
''Pikë promovimi dhe laborator ekselence për vajin e ullirit'' - Kryeministri Rama: Promovim këtij produkti në Berat
Në qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, pritet të krijohet një hapësirë e veçantë për promovimin e vajit të ullirit vendas, duke e kthyer......



