Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 13:28

Katër kërkesa për ndërtimin e centraleve diellore- Kapaciteti total i instaluar, 253 MW. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse

Nga Dorian Koça

Katër kërkesa për ndërtimin e centraleve diellore-

Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur katër kërkesa të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë me kapacitet total të instaluar prej 253 MW.

Shoqëria “EURON SOLAR-PV” sh.p.k ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 100 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Fshatrat Fushë dhe Povelçë, Bashkia Fier, Qarku Fier. Nëse do të miratohet, ky do të jetë impianti i dytë më i madh fotovoltaik në Shqipëri, pas atij të Karavastasë që ka një kapacitet të instaluar prej 140 MW.

Ndërkohë, shoqëria “ROZAFA” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 40 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje pranë Fshatit Shmil, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan.

Shoqëria “GREENSOL” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 49.96 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bistricë, Bashkia Finiq.

Ndërsa, aplikimi i katërt, që edhe ky nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, është i shoqërisë “AGRO ILIRIA GROUP” sh.p.k për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 45 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me vendndodhje në Zonën Kadastrale 2085, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë, Qarku Fier.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat