Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2026, 10:10

Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri - Qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës vijon normalisht

Nga Edel Strazimiri

Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri -

Kanë përfunduar para afatit të parashikuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili njofton se falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar, ndërhyrja u përmbyll më herët nga sa ishte planifikuar.

Përfundimi i kësaj faze të punimeve ka bërë të mundur vijimin normal të qarkullimit në të dy drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Mbikalimi i ri në Kashar është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit në një prej akseve më të ngarkuara të vendit.

Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri - Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri -

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat