Kartat e kreditit bëhen më “tërheqëse” për shqiptarët - BSH: Numri i tyre u rrit me 3.5% në tremujorin e parë. Totali tejkalon 1.5 mln
Mbi 1.5 milionë është numri i kartave bankare që zotërojnë shqiptarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë 2025, bankat kanë lëshuar 33 mijë karta të reja, duke e çuar kështu në 1,543,674, numrin total të kartave bankare që përdorin qytetarët shqiptarë. Në krahasim me fundin e vitit 2024, kemi një rritje me gati 2.2% të numrit të tyre.
Por çfarë përdorim më shumë, karta debiti apo karta krediti, VISA apo Mastercard?
Kartat e debitit vijojnë të jenë më të preferuarat, ndërsa ato të kreditit përbëjnë vetëm 8% të kartave me funksion pagese në Shqipëri. Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim në terma të rritjes, në janar-mars 2025, kemi pasur një shtim me 2% të kartave të debitit dhe 3.5% të kartave të kreditit në krahasim me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, për sa i përket llojit të kartave, kompanitë amerikane VISA dhe Mastercard vijojnë të dominojnë tregun e kartave bankare, ndërsa karta lokale dhe American Express nuk emetohen më që prej 2022-it. Rreth 51% e kartave në Shqipëri janë VISA dhe 49% tyre Mastercard, ndarje kjo që nuk ka ndryshuar.
Karta e kreditit u lejon qytetarëve që të marrin hua fonde nga banka për të paguar mallra dhe shërbime. Ato kanë kushtin që mbajtësit e kartave të paguajnë paratë e marra hua, plus çdo interes të zbatueshëm dhe çdo tarifë shtesë të rënë dakord, qoftë plotësisht deri në datën e faturimit ose me kalimin e kohës.
Ndërkohë, karta e debitit nuk ka një limit shpenzimesh si në rastin e kartës së kreditit. Kjo për arsye se kartat e debitit janë të lidhura me llogarinë rrjedhëse. Shuma e parave të depozituara në llogarinë rrjedhëse është limiti i shpenzimeve. Nëse tejkalohet shuma e parave në llogari, mund të ngarkohet një tarifë overdraft.
Megjithatë, ka edhe disa kufizime me kartat e debitit. Banka të ndryshme kanë disa limite ditore blerjesh që nuk mund t'ë tejkalohen qoftë në pagesat online, në terminalet POS, apo në bankomate.
Një numër më i lartë i kartave bankare është tregues i rritjes së përfshirjes financiare, por gjithashtu një tregues i orientimit të qytetarëve për nga pagesat elektronike dhe reduktimit të parasë cash në ekonomi.
Mendimi juaj

Nis stërvitja “Defender Europe 25” - Një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit
Nisi nga Shqipëria, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.......

Njësi speciale për gjurmimin e pasurive të paligjshme - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses brenda dhe jashtë Shqipërisë
Pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme nga qytetarët shqiptarë do të gjurmohen përmes një strukture të specializuar dhe që do të ngrihet për këtë......

Janar-Prill 2025, rriten regjistrimet e mjeteve - Dominon importi nga Koreja e Jugut
Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, vihet re një rritje e regjistrimeve të mjeteve në vend. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme......

Kursi i këmbimit/ Luhatje të përgjithshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot paqëndrueshmërinë e tij teksa është blerë këtë mëngjes me 85.9 lekë dhe është shitur me 87 lekë duke shënuar kështu një......

Dronët kinezë, produktet më të kërkuar - Shkak, skenarët e larmishëm të aplikimit!
Dronët e prodhuar në Kinë janë bërë produkte shumë të kërkuara për blerësit ndërkombëtarë për shkak të skenarëve të tyre të larmishëm të aplikimit në......

Nga riorganizimi i qarqeve, tek zgjedhjet vendore - Kryeministri Edi Rama rendit objektivat e mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbajti fjalimin e fitores përpara deputetëve të zgjedhur, por edhe atyre që nuk siguruan......

Energjia diellore, e ardhmja e rrjetit japonez - Kombinimi i saj me bateritë elektrike mund të përmbushë 85% të kërkesës
Një ekip kërkimor në Japoni ka zbuluar një mënyrë për të transformuar të ardhmen energjetike të vendit, duke treguar se kombinimi i paneleve diellore në çati......

“Po kërkohen vende të reja për pushime” - Mançka: Çmimet e paketave janë rritur, por kërkesa mbetet konstante
Pak kohë para fillimit të sezonit turistik veror, qytetarët shqiptarë kanë filluar të prenotojnë paketa turistike, duke preferuar të pushojnë në vende të......