Kartat e debitit, mjeti kryesor i pagesave elektronike - BSH: Zgjerohet tregu me 2.4%. Rreth 1.6 milionë në qarkullim gjithsej

Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se 1.6 milionë karta bankare me më shumë se një funksion.
Rreth 95% e kartave janë me funksion pagese, ndërsa 5% me funksion paraje elektronike, e thënë ndryshe gati 1.5 milionë dhe 75 mijë. Nga kartat që shërbejnë për kryerjen e pagesave, 1.4 milionë ose 87.9% e tyre janë karta debiti, ndërsa 118 mijë ose 7.3% janë karta krediti.
Në krahasim me tremujorin e dytë, totali i kartave bankare në qarkullim është shtuar me 2.4%. Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë kartat me funksion debiti, të cilat në periudhën korrik-shtator kanë pësuar një rritje me 2.8%, ndërkohë që kartat e kreditit janë rritur në një masë shumë më të vogël, vetëm me 0.01%.
Për sa i përket llojit të kartës, VISA dhe Mastercard janë të vetmet që përdoren në vendin tonë, ndërkohë që kartat lokale dhe American Express nuk emetohen më që prej 2022-it.
Kështu, tregu i kartave bankare në Shqipëri dominohet nga ndërkombëtaret VISA dhe MasterCard, të cilat kanë bërë një ndarje thuajse të barabartë të përqindjes së kartave që zotërojnë në treg. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gati 51% e kartave në Shqipëri janë VISA, ndërkohë që 49% janë MasterCard.
Një numër më i lartë i kartave bankare është tregues i rritjes së përfshirjes financiare, por gjithashtu një tregues i orientimit të qytetarëve për nga pagesat elektronike dhe reduktimit të parasë cash në ekonomi, i cili është dhe një ndër objektivat që Banka e Shqipërisë synon të arrijë.
Me një kartë bankare, çdokush ka akses të menjëhershëm në fondet e veta. Qoftë për të bërë një blerje, paguar faturat apo tërhequr para, një kartë të lejon ta bësh këtë në mënyrë të sigurt, pa pasur nevojë të mbash para në dorë apo të vizitosh një degë banke.
FSHZH hap garën për transformim urban në Vlorë - Investim mbi 688 milionë lekë për hapësira rekreative, treg modern e parkim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe i......
Vendet e “pazakonta” ku shkuan produktet shqiptare/ Hartë e re tregtare: Nga Jordania dhe Uganda, tek Turkmenistani dhe Tunizia
Nëse flasim zakonisht për tregjet tradicionale të eksporteve shqiptare: Itali, Kosovë, Greqi, Gjermani, tabloja e 2025 duket e njohur. Rënie në dy tregjet......
BE i jep fund varësisë nga karburantet fosile ruse - Von der Leyen: Nga viti 2027 nis një epokë e re për Evropën
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje paraprake për të eliminuar plotësisht karburantet fosile ruse, duke shënuar një hap historik drejt pavarësisë......
Tirana, ndër qytetet më të lira për transport publik/ Londra me kostot më të larta, Ballkani më i përballueshmi
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit vazhdojnë të qëndrojnë ndër rajonet me çmimet më të ulëta të transportit publik në Europë, edhe në një kohë kur qytetet më......
Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rënie të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......
Trump kërkon të rinovojë Aeroportin e Uashingtonit - Presidenti amerikan kritikon gjendjen e impiantit, propozon projekt të ri
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij synon të rindërtojë Aeroportin Ndërkombëtar “Washington Dulles” në Virxhinia, impiantin kryesor......
Hartë e re kombëtare për rrezikun nga zjarret - Greqia synon të parandalojë rreziqet klimatike
Harta Kombëtare e Vlerësimit të Rrezikut nga Zjarret në Pyje në Greqi ka hyrë në fuqi, pas miratimit nga Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.......
Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së më 10%? - Procedurat që duhet të ndjekin fermerët dhe produktet që mbulon skema
Nga 1 janari 2026, hyn në fuqi norma e kompensimit në 10% për fermerët, si pjesë paketës fiskale. Reforma synon të lehtësojë kostot e prodhimit duke......





