Kartat e debitit mbajnë “fronin” e pagesave - BSH: 1.49 milionë në qarkullim, kundrejt 120 mijë të kreditit

Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se 1.6 milionë karta bankare me më shumë se një funksion.
Rreth 95.5% e kartave janë me funksion pagese, ndërsa 4.5% me funksion paraje elektronike, e thënë ndryshe gati 1.61 milionë dhe 76 mijë. Nga kartat që shërbejnë për kryerjen e pagesave, 1.49 milionë ose 88.4% e tyre janë karta debiti, ndërsa 120 mijë ose
7.1% janë karta krediti.
Në krahasim me tremujorin e parë, totali i kartave bankare në qarkullim është shtuar me 1.3%. Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë kartat me funksion debiti, të cilat në periudhën prill-qershor kanë pësuar një rritje me 1.4%, ndërkohë që
kartat e kreditit janë rritur në një masë shumë më të vogël, vetëm me 0.2%.
Për sa i përket llojit të kartës, VISA dhe Mastercard janë të vetmet që përdoren në vendin tonë, ndërkohë që kartat lokale dhe American Express nuk emetohen më që prej 2022-it.
Kështu, tregu i kartave bankare në Shqipëri dominohet nga ndërkombëtaret VISA dhe MasterCard, të cilat kanë bërë një ndarje thuajse të barabartë të përqindjes së kartave që
zotërojnë në treg. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gati 51.5% e
kartave në Shqipëri janë VISA, ndërkohë që 48.5% janë MasterCard.
Një numër më i lartë i kartave bankare është tregues i rritjes së përfshirjes financiare, por gjithashtu një tregues i orientimit të qytetarëve për nga pagesat elektronike
dhe reduktimit të parasë cash në ekonomi, i cili është dhe një ndër objektivat
që Banka e Shqipërisë synon të arrijë.
Me një kartë bankare, çdokush ka akses të menjëhershëm në fondet e veta. Qoftë për të bërë një blerje, paguar faturat apo tërhequr para, një kartë të lejon ta bësh këtë në mënyrë të sigurt, pa pasur nevojë të mbash para në dorë apo të vizitosh një degë banke.
Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë. Kroacia, më e shtrenjta
Për turistët që preferojnë të udhëtojnë me kamper, karavan apo të flenë në çadër, Shqipëria rezulton destinacioni më ekonomik në Europë. Një analizë e......
Detyrimi për POS, sa ka ndryshuar pagesat me kartë? - BSH: Terminalet u shtuan ndjeshëm, por transaksionet kanë pasur rritje normale
Shumë biznese u janë përgjigjur kërkesës së Administratës Tatimore që deri në maj të këtij viti të pajiseshin me një terminal POS për realizimin e pagesave......
Flakët rikthehen në disa zona të vendit - Dajti në qendër të operacionit ajror
Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave në disa qarqe të vendit, ndërsa Mali i Dajtit mbetet pika kryesore e ndërhyrjes pas......
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive kriminale
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi......
Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve
Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor......
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......
Sa kushton turizmi në kantina në Shqipëri? Eksperiencat rurale po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorë
Turizmi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë forma të ndryshme, duke u zgjeruar përtej plazheve, qyteteve historike dhe destinacioneve më të njohura. Një......
Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja
Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë......

