Kartat bankare, “portofoli i ri” i shqiptarëve - BSH: Tregu dominohet nga ato të debitit, ndërsa kreditimi mbetet i kufizuar

Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më pak para në xhep - dhe gjithnjë e më shumë në kartë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një ndryshim të qartë në mënyrën si funksionon ekonomia e përditshme, nga një vend i bazuar te cash-i, drejt një shoqërie që po i beson gjithnjë e më shumë pagesave elektronike.
Në 10 vite, numri i kartave bankare është rritur me mbi 700 mijë, duke arritur mbi 1.6 milionë në vitin 2025.
Sot, karta nuk është më vetëm një mjet për të tërhequr para në bankomat. Ajo po kthehet në “portofolin kryesor” të qytetarëve. Rritja e kartave të pagesave tregon se shqiptarët po paguajnë më shumë direkt me kartë në dyqane, restorante apo online, duke lënë pas lekët fizike.
Një tregues i rëndësishëm është fakti që pjesa më e madhe e kartave janë tashmë multifunksionale, duke ofruar njëkohësisht mundësi për tërheqje cash dhe për pagesa. Kjo tregon për një zhvillim të produkteve bankare dhe për një përpjekje të institucioneve financiare për të përshtatur shërbimet me nevojat e përdoruesve.
Megjithatë, shqiptarët mbeten të kujdesshëm me borxhin. Kartat e debitit dominojnë dukshëm tregun, ndërsa kartat e kreditit rriten më ngadalë. Pra, qytetarët preferojnë të shpenzojnë atë që kanë, jo atë që mund të marrin hua. Struktura e tregut dominohet nga kartat e debitit, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të kartave në qarkullim. Këto karta lidhen drejtpërdrejt me llogaritë bankare dhe përdoren për menaxhimin e fondeve ekzistuese.
Sa i përket llojit të kartave, tregu dominohet nga dy operatorë ndërkombëtarë, VISA dhe MasterCard, të cilët përbëjnë pothuajse të gjithë numrin e kartave në qarkullim. Kartat e tjera zënë një peshë minimale.
Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren Zyrtare/ 41 masa të raportuara, 21 të realizuara
Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, një dokument i përfshirë në Dokumentin e......
Shpallet situata e veçantë në tregun e hidrokarbureve - Qeveria ngre Bordin e Transparencës, çmime të detyrueshme për kompanitë
Qeveria shqiptare ka shpallur situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të saj në çmimet e......
Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për frymë në 2025, rreth 12% më i lartë. Tregu zë një peshë të vogël në ekonomi
Nga viti në vit, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi i......
Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e vendit përgjatë kufirit juglindor
Vendi ynë synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në tregun e mineraleve kritike, në një kohë kur raportimet në median greke për një investim të......
Greqia, 4 masa për frenimin e çmimit të karburanteve - Mitsotakis: Do të kushtojnë 300 mln euro për periudhën prill-maj
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi masa për të mbështetur familjet dhe bizneset për shkak të efekteve të luftës në Lindjen e Mesme. Siç deklaroi ai,......
Sa zgjidhje marrin ankesat për punën në Shqipëri? - Mosmarrja e pagave të prapambetura renditet si shqetësimi kryesor
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka regjistruar gjatë vitit 2025 një volum të lartë ndërveprimi me qytetarët dhe palët e interesuara, duke evidentuar gjithsej......
Ulet TVSH për karburantet nga 18% në 10% - Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në fuqi për dy javë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim të ri, duke ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet nga 18% në 10%. Sipas vendimit, çmimet......
“Pjata e plotë” e turizmit shqiptar/ Sa qarkullojnë mesatarisht në letra hotelet dhe restorantet në ditë?
Shpesh flasim për shifrat rekord të turistëve, por sa përkthehet ky sukses në arkat e bizneseve që ofrojnë fjetje dhe ushqim? "Scan Intel" ka analizuar të......


