Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2025, 12:47

Karta e Adriatikut, Vengu: Shqipëria po investon për një infrastrukturë ushtarake si të NATO-s

Nga SCAN TV

Karta e Adriatikut, Vengu: Shqipëria po investon për një

Në Tiranë po mbahet Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5). Në fjalën e tij në këtë konferencë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare me qëllim arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Vengu tha se vendi ynë është i angazhuar fort në fushën e investimeve ushtarake me synimin për të arritur një infrastrukturë të njëjtë me kriteret e NATO-s.

 

Fjala e plotë e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu:

Gjeneralë të nderuar të Shteteve të Bashkuara, të Iniciativës së Kartës së Adriatikut dhe miqve tanë nga Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara.

Mirëserdhët edhe njëherë në Shqipëri ambasadorë të dashur, zyrtarë në të gjitha gradat dhe përgjegjësitë tuaja.

Është nder që të mirëpresim edhe një herë për vitin e dytë radhazi, këtë radhë duke pranuar që vjen si pasojë e mungesës së konsensusit midis vendeve anëtare, megjithatë, besoj kjo duhet theksuar, bazuar në temperaturën e rajonit.

Më lejoni t’ju them me besim që në Shqipëri do të gjeni gjithmonë një ndërtues konsensusi dhe një partner të besueshëm në ndjekjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Karta e Adriatikut ka lindur nga një vizion bashkëpunimi, stabiliteti dhe fati të përbashkët euroatlantik, parimet e saj mbeten të pandryshuara, por në mjedis strategjik që ndryshon me shpejtësi, ne duhet të përshtatemi dhe të ripërtërijmë misionin e saj.

Për Shqipërinë, Karta nuk është thjesht një iniciativë tjetër rajonale, pasi kemi shumë, por është një nxitës i bashkëpunimit praktik dhe qëndrueshmërisë kolektive, siç pata edhe mundësinë ta theksoja edhe ditën e djeshme. Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara e bën atë një iniciativë shumë të rëndësishme.

Vendimet e marra në Samitin e Hagës na japin një mundësi unike për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë rajonale dhe për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe BE-së.

Për të mbetur të rëndësishëm dhe të besueshëm do të veprojmë me vendosmëri në pesë fusha kyçe:

1. Rritja e burimeve financiare për buxhetet tona të mbrojtjes,

2. Zgjerim i industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak,

3. Fitim aftësish vdekjeprurëse dhe me përdorim të dyfishtë për të modernizuar Forcat tona të Armatosura.

4. Investim në infrastrukturën kritike dhe kapacitetin e vendeve pritëse për të përforcuar qëndrueshmërinë dhe

5. Forcimi i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët përmes trajnimeve, stërvitjeve dhe operacioneve.

Shqipëria po ecën me vendosmëri në këtë rrugë duke rritur Shpenzimet e Mbrojtjes, duke rigjallëruar bazat tona industriale, duke investuar në infrastrukturë në përputhje me kriteret e NATO-s dhe BE-së.

Qëllimi ynë është ta pozicionojmë Shqipërinë si një qendër të besueshme për Industrinë e Mbrojtjes, një qendër kryqëzimi, lidhshmërie dhe ndërveprimi ushtarak, lëvizshmërie ushtarake në të gjithë Evropën Juglindore, në rajonin e Adriatikut, në një hapësirë me rëndësi të pamohueshme strategjike për sigurinë euro-atlantike.

Në këtë kontekst besojmë se NATO dhe BE duhet të mbështesin vendosmërinë politike, vigjilencën strategjike dhe angazhimin ushtarak në rajonin tonë.

Shqipëria mbetet e përkushtuar, ndaj pajtimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit dhe kjo është arsyeja sepse rreth 500 trupat në misionet tona të NATO-s dhe të BE-së janë të dislokuara në KFOR, në ALTEA, ndërsa kontributet tona në Letoni dhe Bullgari sinjalizojnë se ne i marrim seriozisht edhe kërcënimet në krahun lindor.

Sa i përket Ukrainës ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë politike, do të vazhdojmë kontributet tona ushtarake në Interflex, NSATU dhe JATEC.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video