Karrierë e re pas të 30-ave, trendi që po fiton terren - Ekspertët: Rikualifikimi profesional, zgjedhja e re e të rriturve

Dikur konsiderohej një vendim i vështirë dhe i rrezikshëm. Sot, ndryshimi i profesionit pas moshës 30 apo 40 vjeç po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të zakonshëm. Tregu i punës po transformohet me ritme të shpejta, ndërsa shumë profesionistë po zgjedhin të rikualifikohen për të ndjekur mundësi të reja karriere.
“Janë të sektorëve dhe profesioneve të ndryshme. Vërtetë që grupmosha midis të 30-40 hyjnë në ate kategori profesionistësh të cilat kanë krijuar tashmë një eksperiencë punësimi dhe aftësimi të gjithëanshëm. Nga ku edhe investohen më shumë për t’u kualifikuar me aftësi të reja. Kjo marrë në aspektin e zhvillimit të tyre personal dhe profesional. Sektorët të cilët shohim më shumë janë ato të bankingut, të burimeve njerëzore, inxhinierisë së informatike, siguri kibernetike, makretingu digjital, nga ku ne shohim transformime të jetës korporative edhe të profesioneve të tjera”, tha Anisa Kerri Eksperte Punësimi.
Por sa e vlerësojne punëdhënësit eksperiencën e mëparshme të një kandidati që vjen nga një fushë tjetër?
“Janë ata punëdhënës progressist që bëjnë një vlerësim të tillë, duke marrë në konsideratë që një profesionist me një eksperiencë të caktuar nuk nis nga fillimi por ai vetëm se aftësohet gjithnjë e më shumë, dhe ka një ndryshim në 10-vjeçarët më të hershëm, ku ishin më skeptikë në ndryshimet edhe të sektorëve por edhe të profesioneve. Tashmë kjo është zbutur dhe shihet që transferimi i eksperiencave në sektorë të ndryshëm, është më përfitues jo vetëm për individin por edhe për punëdhënësin. Ndaj kjo po ka kompani të cilat e vlerësojnë ndryshimin e këtij lloji, dhe investohen që të jenë më të pranueshëm dhe të marrin më të mirën e këtyre profesionistëve,” tha Marsi Simo, sociologe.
Sipas sociologes Marsi Simo, tregu i punës është bërë më fleksibël dhe individët janë më të lirë për të eksperimentuar me karrierën e tyre. Puna hibride, freelancing dhe dëshira për më shumë të ardhura apo kënaqësi personale kanë ndikuar që shumë njerëz të ndryshojnë drejtim profesional edhe në moshë të rritur.
“Që mund të jetë pak më rëndësishëm që ka ardhur, që një njeri mund të ndryshojë aspekte të caktuara të jetës, këtu edhe në aspektin profesional, në aspektin e zgjedhjes së tij, për mënyrën se si do ta ndërtojë më tej karrierën. Ndryshe nga më përpara, ku dhe një sistem ekonomik ishte i kontrolluar, pas viteve '90, por kryesisht 10 vitet e fundit rregullat në tregun e punës kanë ndryshuar, janë bërë më dinamike. Këtu mund ta lidh edhe me aspektin familjar, nëse më përpara ishte familja ajo që ndikonte dhe kalonte si një formë trashëgimie profesioni, jo se tani nuk ndodh më kjo këshillë po themi për karrierën ose për profesionin, por është me pak ndikim sepse të rinjtë sot janë më individualistë dhe mendojnë që ta zgjedhin vetë se si duan ata të përqafohen në tregun e punës. Dhe pse jo, ta ndryshojnë atë krejtësisht, ndoshta për të shkuar në një profesion tjetër ose të kundërt.
Dhe gjithashtu pandemia luajti një rol të rëndësishëm në tregun e punës për sa i përket mënyrës se si u pa kjo punë, e cila nuk zhvillohet vetëm fizikisht, por mund të zhvillohet në formë hibride apo edhe tashmë që quhen shumë profesione freelancing që ti mund të jetosh në një vend të caktuar të botës, mund të punosh për një kompani shqiptare apo të huaj. Këtu pse jo dhe për më shumë liri e quajnë ata të cilët janë të përfshirë në këtë lloj pune, dhe për më shumë të ardhura, sepse freelancer të mundëson të punosh dy ose dhe tre punë, kjo sipas orareve dhe mundësisë part-time.
Dhe nga ana tjetër, kjo dinamikë e tregut të punës sjell edhe shqetësime. Fleksibiliteti, kjo shoqëri që është e lëndët edhe në mënyrën se si, po nuk po përshtatet lehtësisht në identifikimin e grupeve, por edhe duke ndryshuar shpesh, kjo sjell një rritje të ankthit, rritje të mendësisë që unë tashmë duhet të parapërgatitem të kem gjithmonë një plan tjetër rezervë nëse nuk më ecën plani i parë. Por prapë, tregu i punës mund të sjellë shumë të papritura, por që njerëzit duhet të kenë në fokus kryesisht aftësitë e buta. Unë mendoj që ato nuk do të, nuk do të ikin asnjëherë nga vlera e tyre. Aftësitë e buta do të thotë mënyra se si menaxhon emocionet, si i tejkalon sfidat, që ne themi është aftësia e reziliencës, pra një sfidë, një ngritje në detyrë ose dhe një ulje në detyrë, një pushim nga puna, një lëvizje në një sektor tjetër. Të gjitha këto sfida të vogla mundet t'i përballosh shumë mirë kur ti ke punuar dhe i ke këto lloj aftësie më përpara. Mënyra se si ti komunikon, se si ti menaxhon një punë në grup, se si e prezanton punën tënde. Dhe të gjitha këto pra janë aftësi që unë them do të ndihmojë, do ta ndihmojë këdo. Atë që punon në zyrë, atë që është inxhinier, atë që merret me shifra, atë që merret me njerëzit drejtpërsëdrejti ose jo.
Tjetër karakteristikë ka të bëjë dhe me arsimin. Universiteti më përpara është parë qendra kryesore e e njohurive ose inteligjencës ose pjesës së intelektualit, kurse me vitet e fundit universiteti nuk është parë më qendra kryesore, ose nuk është parë më ai burimi i njohurive ose burimi i punësimit, sepse janë gjetur dhe rrugë ndoshta më të shkurtra për t'u punësuar më shpejt, siç janë shkollat profesionale, që më përpara shiheshin më me paragjykim, tani shkollat profesionale shikohen si një urë lidhëse menjëherë me tregun e punës edhe për shkak të praktikave profesionale që bëhen në vitet e fundit, apo trajnime që mund të jenë gjashtë muaj, një vit dhe ti menjëherë mundet të fitosh këto të ardhura. Dhe pasi ke grumbulluar këto të ardhura dhe pasi ke menaxhuar, pse jo edhe përmes edhe kurseve, këta persona mendojnë që të hapin një biznesin e tyre që të jenë të pavarur. Dhe këtë rregull më së shumti na e ka bërë Gjenerata Z, sepse ata vetë nga mënyra se si kanë jetuar dhe kanë formuar karakterin e tyre, ndryshe nga brezat e mëparshëm, nuk janë vetë fleksibël... nuk janë të ngurtë do të thosha në një treg pune, nuk mundet të punojnë më shumë se ndoshta 10 vite në një vend, në një sektor. Pra, e shohin këtë si një ripërtëritje, e shohin këtë si një kënaqësi, jo vetëm për të marrë të ardhurat dhe paratë në një vend pune, por për të marrë edhe kënaqësi dhe t'i japin... dhe për të parë mundësi për t'u rritur në detyrë dhe për të marrë edhe vlerësime të tjera të cilat, nëse nuk i shohin, nuk i pranojnë, nuk bëjnë dot ato kompromise që i kanë bërë brezat më përpara, dhe duan ta ndërrojnë vendin e punës."
Gazi natyror, hapet rruga për impiantet e vogla - ERE nis ndryshimet në rregulloren e licencimit, shtohen si aktivitete të reja në sektor
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për ndryshimin e rregullores që përcakton procedurat dhe afatet për licencimin e aktiviteteve në sektorin e......
Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te të rinjtë. Vendi po humbet brezat e rinj. Shtohen të moshuarit
Ndërsa numri i banorëve bie nga viti në vit, ndryshimet më të dukshme po shfaqen në strukturën sipas moshës, ku grupmoshat e reja po pakësohen, ndërsa pesha......
Shqipëria nis vitin me rritje të fortë të turizmit/ Kryeson rajonin për netëqëndrimet në tremujorin e parë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka......
Tirana mban gjysmën e kursimeve bankare në vend - BSH: Diferenca të mëdha në nivelin e depozitave sipas qarqeve
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet......
Rruga Elbasan-Lekaj, 3 kontrata të reja - ARRSH: Synojmë nënshkrimin brenda vitit, planet për 21 km e mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar synon nënshkrimin e 3 kontratave të reja për ndërtimin e korridorit VIII, në drejtimin nga Elbasani në Lekaj, brenda këtij viti.......
Shqipëria humbi rreth 27 mijë banorë në një vit/ Popullsia rezultoi në 2.33 milionë banorë në Janar të këtij viti
Popullsia e Shqipërisë vijon të tkurret, teksa vendi humbi rreth 27,400 banorë gjatë vitit 2025 dhe zbriti në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, sipas të......
Tregu shqiptar i sigurimeve, i varur nga MTPL - Xprimm: Produktet vullnetare mbeten pak të zhvilluara
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......
Kina zotëron mbi 11,000 patenta gjermane - Një në tre shpikje të zhvilluara në Gjermani, në pronësi të një subjekti të huaj
Kina ka marrë pronësinë e më shumë se 11,300 patentave të zhvilluara në Gjermani gjatë dy dekadave të fundit, sipas një studimi nga Instituti Ekonomik Gjerman......



