Karburantet, Rama: Bordi i Transparencës nuk lejon operatorët të luajnë në kurriz të konsumatorëve

“Bordi i Transparencës nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”. Ky ishte thelbi i mesazhit që kryeministri Edi rama përcolli këtë të dielë për qytetarët, nëpërmjet podcastit të tij Flasim.
“Bordi i Transparencës është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës ndaj regjimit kriminal të Teheranit mbi çmimet në tregun e naftës, duke shmangur abuzimet me këtë impakt në dëm të konsumatorëve. Sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit.
Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas.
Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh.
E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve.
Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe, nga ana tjetër, të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe shkelje të vendimeve të tij, të cilat pastaj shoqërohen me masa të menjëhershme deri në pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë rregullat.
Deri tani duket se gjithçka funksionon ashtu siç duhet, por do të bëjmë çmos që, deri në përfundim të kësaj situate që nuk varet aspak nga ne, gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”, tha Kryeministri.
Kryeministri Rama: Ekonomia shqiptare vijon trendin pozitiv, e konfirmojnë shifrat
Duke ju referuar shifrave të publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025, në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka......
MatchMaker Albania 2, rritet interesi i kompanive të njohura ndërkombëtare për Shqipërinë
Në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se interesi I kompnive të mëdha ndërkombëatre për Shqipërinë është në rritje. Duke ju referuar......
PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS e Njësisë 2
Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua......
MatchMaker Albania prodhon marrëveshje konkrete: TEDA Tirana firmos bashkëpunim me Dhomën Evropiane të Tregtisë në Dubai
TIRANË – MatchMaker Albania po dëshmon efektivitetin e tij si një platformë për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, ndërsa takimet B2B të zhvilluara në......
Parlamenti i BE-së zhbllokon projektin e euros digjitale/ Në diskutim mbeten: "kufijtë e mbajtjes" dhe "kompensimi"
Ligjvënësit e BE-së kanë kapërcyer një pengesë të rëndësishme politike në negociatat për euron digjitale. Raportuesit parlamentarë të përfshirë në......
Lufta me Iranin detyron Indinë të ringjallë miqësinë me Rusinë/ "Marrëveshja verbale" për të negociuar për gazin e lëngshëm
Ndërsa diplomatët e Indisë negociuan një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat ndëshkuese të SHBA-së mbi eksportet e vendit në janar, Nju Delhi uli blerjet......
Ura e re e Viroit drejt hapjes/ Kozeli: Rritet siguria dhe shmangen bllokimet nga përmbytjet
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspekton punimet, që janë drejt përfundimt, në Urën e Re të Viroit. Si një nga urat prioritare për......
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%/ Mark Rutte: Një kthesë historike për Aleancën
NATO ka shënuar një rritje të fortë të shpenzimeve ushtarake. Në raportin vjetor për 2025, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte deklaron se vendet anëtare......


