Karburantet ndryshuan drejtim, bien importet - Janar-shkurt 2025/ U importua më pak kafe dhe birrë, rritet duhani

Viti 2026 ka nisur me rënie të sasisë së karburantit të importuar dhe që ka shkuar për konsum. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën janar-shkurt 2026, janë zhdoganuar 102 mijë ton karburant, shifër kjo që ka ndryshuar trendin e vitit të kaluar ku importi i karburanteve shënoi nivel rekord të 5 viteve të fundit.
Konkretisht në raport me të njëjtën periudhë të 2025-ës, importi karburanteve ka pësuar rënie me 4469 ton. Këto shifra nuk lidhen me situatën e luftës në Lindjen e Mesme, pasi rënia ka ndodhur jo vetëm në Shkurt, por edhe në Janar kur çmimet ishin normale. Kjo mund të sinjalizojë një rënie të lehtë të konsumit të karburanteve.
Ndërkohë, gjatë dy muajve të parë të vitit, është vënë re dhe rënie e importit të kafesë, sërish në trend të kundërt me vitin e kaluar. Deri në shkurt janë importuar 1142 ton kafe, nga 1241 ton që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rënie prej 99 ton.
Sa i takon birrës, është i vetmi produkt ndër mallrat e akcizës që po vijon trendin rënës të importeve të nisur që vitin e kaluar, i cili është reflektuar edhe vitin e kaluar. Gjatë dy muajve të parë të vitit janë blerë nga jashtë 4625 ton birrë me një rënie prej 1179 ton.
Ndërsa diferencë nga mallrat e akcizës bëjnë vetëm produktet e duhanit gjatë këtij viti, ku në dy muaj janë importuar 497 ton nga 412 ton të importuara në janar-shkurt 2025, me një rritje prej 85 ton. Shifrat tregojnë se qytetarët shqiptarë nuk po heqin dorë nga duhani pavarësisht se çdo vit çmimet e paketave po rriten në mënyrë të ndjeshme për shkak të rritjes së akcizës dhe po ashtu pesha në shpenzimet e tyre direkte vjetore.
Por pavarësisht këtyre treguesve, të ardhurat totale nga akcizat, për periudhën janar-shkurt 2026, janë realizuar në shumën 10 miliardë lekëve apo 100 milionë euro me rritje prej 561 milionë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin
Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit. Në kuadër të......
Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?
Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë......
Kursi i këmbimit/ Paqëndrueshmëri për Dollarin amerikan. Forcohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur ditën në paqëndrueshmëri duke regjistruar luhatje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe......
Prodhuesit e naftës në kërkim të rrugëve alternative - Irani mban mbyllur transportet nga Ngushtica e Hormuzit
Irani vazhdon të mbajë peng pothuaj të gjitha transportet detare përmes Ngushticës së Hormuzit, pika e kalimit për rreth 20% të furnizimeve globale me naftë......
Macron dhe Merz, diskutim për avionët luftarakë - Berlini e Parisi kërkojnë bashkëpunim për sigurinë evropiane
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të diskutojnë programin e avionëve luftarakë. Planet për të zhvilluar një sistem futuristik luftimi ajror së bashku......
Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina synojnë të shesin dronë - Starmer në mbështetje të projektit të Presidentit Zelenski
Britania dhe Ukraina ranë dakord të punojnë së bashku për të shitur teknologjinë e dronëve jashtë vendit gjatë një vizite nga Presidenti Zelenski në Londër.......
Model misterioz kinez i AI shqetëson zhvilluesit - A është ky suksesi më i fundit i platformës DeepSeek?
Një model i fuqishëm i inteligjencës artificiale që u shfaq në mënyrë anonime në një platformë zhvilluesish javën e kaluar ka ngjallur spekulime se startup-i......
Rritja e karburanteve, konsumatorët drejt mjeteve elektrike - Interesi për automjetet elektrike është më i mundshëm në Evropë
Rritja e çmimit të karburanteve nga lufta në Iran ka shkaktuar ankth dhe pasiguri për prodhuesit e makinave, tregtarët dhe pronarët e automjeteve. Në......


