Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 11:30

Karburantet marrin tjetër ulje - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Nga Edel Strazimiri

Karburantet marrin tjetër ulje - Bordi i Transparencës publikon

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme të çmimit të gazoilit dhe benzinës në tregun vendas.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 21 maj 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 197 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë në 185 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën standarde SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 186 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 174 lekë për litër.

Bordi njofton se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 21 maj, në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të pasqyrohen luhatjet e reja të tregjeve ndërkombëtare.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Në një sqarim shtesë, Bordi thekson se çmimet aktuale ndodhen nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, i cili parashikon uljen e akcizës në 80% vetëm kur çmimi i gazoilit tejkalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër. Për shkak se çmimet e reja janë nën këto nivele, akciza do të vazhdojë të zbatohet në masën e plotë, 100%.

Sipas institucioneve përgjegjëse, vendimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat