Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet në ujësjellësin e qytetit të Elbasanit, një investim i financuar nga Banka Gjermane KfW me vlerë rreth 13 milionë euro.
Projekti ka mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke siguruar aktualisht furnizim 24 orë për rreth 60% të popullsisë së Elbasanit.
Investimi përfshin rehabilitimin e dy depove ekzistuese me kapacitet 2000 m³ secila, si dhe ndërtimin e një depoje të re me të njëjtin kapacitet, e ndarë në dy seksione. Këto ndërhyrje kanë rritur si cilësinë, ashtu edhe sasinë e ujit të pijshëm, si dhe kanë ulur humbjet në rrjet.
“Pas këtij investimi, përgatitemi për fazën e radhës që synon mbulimin 100% të qytetit me furnizim 24 orë ujë”, u shpreh ministri Karakaçi, duke theksuar se do të vijojnë investimet edhe në stacionet e pompimit për rritjen e eficiencës energjetike.
Ai shtoi se reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe bashkimi i shoqërive ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të performancës financiare të ndërmarrjes në Elbasan, duke arritur nivele arkëtimi 105%, përfshirë edhe detyrimet e prapambetura. Aktualisht ujësjellësi i Elbasanit mbulon 100% të kostove të energjisë elektrike.
Projekti përfshin gjithashtu automatizimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe monitorimin në distancë përmes një sistemi SCADA, duke mundësuar kontroll më të mirë të depove dhe rrjetit, si dhe rritje të cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Ministri theksoi se investime të tjera në sektorin e ujësjellësit të Elbasanit do të vijojnë edhe në buxhetin e vitit 2026, me fokus të veçantë në rritjen e eficencës energjetike dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit.
Sa rëndësi ka orientimi për të nisur një biznes të ri? - Sefa: Politikbërësit duhet të drejtojnë sipërmarrjen që mos të dështojë
Ashtu sikurse e konfirmojnë dhe shifrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipërmarrësit e rinj shqiptarë dhe jo vetëm si fillim nisin, përmes tregtisë me......
Kosova dhe Maqedonia “mbështesin” eksportet shqiptare/ Në katër muaj, importet humbën më shumë terren me Malin e Zi
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit vijuan të zgjerohen gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga rritja e......
E-Albania transformohet me teknologji të re/ Platforma, e rindërtuar për të ofruar shërbime më të shpejta dhe gjithëpërfshirëse
Platforma qeveritare e-Albania ka hyrë në një fazë të re transformimi digjital, duke prezantuar versionin më të fundit e-Albania 2.0. Platforma, e cila prej......
Një bankë e re turke hyn në Shqipëri - BSH miraton dhënien e licencës. Ziraat, e para e specializuar për huadhënien në bujqësi
Banka e Shqipërisë ka vendosur më në fund të licencojë bankën bujqësore turke Ziraat, pas disa muajsh nga dhënia e miratimit paraprak. Sipas njoftimit të......
Projekti 105 mln euro për energjinë diellore në Fier - BERZH shqyrton mbështetjen financiare edhe për depozitimin
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton financimin me deri në 53 mln euro për ndërtimin e dy impianteve fotovoltaike dhe një sistemi të......
Marsi shënon bilanc pozitiv për turizmin shqiptar/ Rriten ndjeshëm vizitorët e huaj dhe qëndrimet në hotele
Turizmi në Shqipëri vijon të japë sinjale rritjeje edhe jashtë sezonit veror. Gjatë muajit mars, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat akomoduese......
Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit, i rëndësishëm për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me biznese të sektorit të turizmit në qytetin e Vlorës, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i......
Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në Prill, përmirësohet deficiti tregtar
Eksportet e mallrave shënuan rritje të fortë edhe në muajin prill, duke ngushtuar njëkohësisht deficitin tregtar, ndërsa ndikimi i çmimeve të energjisë dhe......


