Karakaçi: Do ndërtohet rruga alternative. Punimet për Korridorin VIII vijojnë me ritmetë kënaqshme

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në fjalën e tij, Karakaçi tha se punimet për Korridorin VIII po vijojnë me ritme të kënaqshme, ndërsa theksoi se janë marrë masat që aksi provizor të ketë stabilitet.
"Është punuar rreth 10 ditë, 24 orë nga strukturat e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kontraktorët. Dhe siç e shihni, është ndërtuar dhe një rrugë provizore, e cila tashmë ka hapur qarkullimin, në fillim të marsit. Dhe në fillim të javës tjetër do kemi edhe asfaltimin e saj. Sistemimi i kësaj zone parashikon edhe një ndërtim rruge alternative, që fillon diku aty dhe do ketë rreth 1.3 kilometra buzë lumit Shkumbin, ngjitur me hekurudhën, dhe që kalon në krahun tjetër të rrugës. Me ndërtimin e kësaj rruge alternative, do vazhdojë pastaj edhe vijimi i punimeve në këtë aks rrugor. Dua të theksoj vetëm një element, që patjetër gjithë Korridorit VIII, që është i kontraktuar tashmë, janë rreth 33 kilometra. Vetëm në këtë aks që është diku tek 150 metra është ndaluar puna. Në të gjitha akset e tjera është duke u punuar me ritme të kënaqshme, sipas edhe fazave kontraktore. Dhe siç e shikoni, një pjesë e mirë e tyre është bërë dhe pjesa e asfaltit. Ne duhet ta kuptojmë edhe faktin që ne e dimë që qytetarët janë ndjerë të bezdisur për atë periudhë kohe që qarkullimi ishte i bllokuar. Por ajo çfarë ne garantojmë është që Autoriteti Rrugor Shqiptar, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Hekurudha Shqiptare, kanë qenë të gjithë duke bashkëpunuar dhe kanë punuar 24 orë në ato 10 ditë, në mënyrë që ky bypass të hapet dhe të krijojë mundësinë e qarkullimit të lirshëm të mjeteve. Këtu siç e shikoni, janë duke u punuar edhe disa punime mbrojtëse për vijimin e mos-përsëritjes së rrëshqitjeve të mëtejshme. Nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është lënë porosi dhe është duke u bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që të bëhen rreth 6 sonda, që të mund të shikojnë në mënyrë të vazhdueshme çdo lloj rrisku apo problematike që mund të ketë. Punimet vazhdojnë normalisht dhe punohet në ritme shumë të përshpejtuara. Siç e thashë, rruga alternative fillon diku nga kjo pjesë dhe në mes kjo është gjurma faktike, dhe kjo është arsyeja pse ne e pezulluam punimet, sepse praktikisht në këtë moment po shfrytëzojmë gjurmën e Korridorit VIII dhe kjo është arsyeja që ne e pezulluam. Për një segment pastaj do të hapim qarkullimin në rrugën alternative dhe do të kthehemi sërish me punimet qoftë për Korridorin VIII, qoftë për rehabilitimin e rrugës ekzistuese", tha Karakaçi.
Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në......
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takoi Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Në një postim në X, Hoxha jep detaje mbi takimin. "Kur bëhet fjalë për çështjet......
Koflikti ka rritur primet e sigurimeve detare/ Një prim rreziku lufte për anije ka shkuar 7.5 mln dollarë
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000%. Ky është një......
Bankingu digjital po transformon shërbimet financiare/ Qytetarët e bizneset gjithnjë e më shumë drejt kanaleve online
Përdorimi i shërbimeve bankare online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po zgjedhin......
Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri? Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues
Sa nxënës ka për çdo mësues në gjimnazet shqiptare? Ky është një tregues që pasqyron jo vetëm sa të mbushura janë klasat, por edhe sa mbështetje mund të......
Profili i mësuesit në Shqipëri/ Rreth 43 vjeç mosha mesatare, 75% gra dhe vetëm 36% të kënaqur më pagën
Mësuesit mbeten faktori më i rëndësishëm në cilësinë e arsimit dhe në zhvillimin e brezave të rinj. Në një kohë kur teknologjia, inteligjenca artificiale dhe......
Humbjet e energjisë në rrjet ranë me 1.3%/ Ulja më e madhe në transmetim, përmirësohet edhe shpërndarja
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet vijuan të ulen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave. Humbjet arritën në......
Konflikti i Iranit rrit çmimet e naftës amerikane/ Nafta e rëndë e SHBA në nivelin më të lartë që nga viti 2020
Nafta bruto e SHBA-së vazhdoi të rritet, ndërsa konflikti i Iranit nxiti disa prodhues të naftës së rëndë bruto në Lindjen e Mesme të kufizojnë prodhimin......


