“Kapitulli i BE për taksat, i vështirë për Shqipërinë” - Deliu: Arsimi, shkencat dhe kultura nuk e kanë shumë të rëndë legjislacionin
Me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 3 mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”, Shqipëria nis punën për harmonizimin e legjislacionit të saj me atë të Bashkimit Evropian në fushat që përfshin ky grupkapitull.
Sipas ekspertes Nirvana Deliu, kapitulli 16 për taksat do të jetë më i vështiri, sepse ka shumë legjislacion për të përafruar dhe zbatuar nga ana e Shqipërisë.
“Ka edhe disa kapituj të tjerë, të cilët mund të jenë pak më problematikë, le të themi në kuadër të faktit që do të ketë më shumë legjislacion. Njëri prej tyre është kapitulli 16, taksat, të cilat parashikohet se ka legjislacion më shumë dhe nënkupton se puna për ta përafruar legjislcionin do të jetë më e madhe dhe më pas normalisht aftësia për ta zbatuar atë, apo dhe kapitulli 19 do të thoja që është gjithashtu sfidues, pasi lidhet drejtpërdrejtë me punësimin dhe mbrojtjen sociale, dhe ne siç e dimë kemi akoma problematika për sa i përket zbatimit të të drejtave të punëtorëve, apo edhe çështje të tjera që lidhen me përfshirjen sociale dhe me punësimin në Shqipëri, duke qenë se ne akoma sot themi se jemi një ekonomi informale”.
Kapitujt që lidhen me arsimin, shkencën dhe kulturën konsiderohen si më të thjeshtë, pasi niveli i përgatitjes është më i mirë dhe nuk ka shumë legjislacion për të përafruar.
“Disa kapituj në fakt nuk kanë aspak acqui, pra nuk ka direktiva, apo rregullore, siç është kapitulli 25 dhe 26 që lidhen me kërkimin shkencor dhe me arsimin e kulturën. Këto 2 kapituj në fakt cilësohen si kapitujt e lehtë të Bashkimit Evropian, jo për nga vështirësia, por nga fakti që nuk e kanë shumë të rëndë legjislacionin dhe më shumë bazohen në bashkëpunime, koordinim politikash ndërmjet vendeve anëtare, dhe është më shumë në çështjet administrative dhe të kapaciteteve të vendit, për të bërë të mundur që të përfshihet plotësisht në të gjitha programet komunitare të arsimit dhe shkencës që Bashkimi Evropian ka”, tha Deliu.
Grupkapitulli 3 cilësohet më pak problematik për Shqipërinë, nuk mund të flasim asnjëherë për kapituj ose grupkapituj të thjeshtë, por nuk do të kemi aq problematika sa parashikohet të kemi në Grupkapitullin 2 që lidhet me tregun e brendshëm, apo me Grupkapitullin 4 dhe 5 lidhur me mjedisin, bujqësinë, u shpreh ndër të tjera ekspertja Deliu.

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i......

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve
Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre......

Lufta ndaj lajmeve të rreme në Shqipëri - Prezantimi i gjetjeve nga AMA dhe Faktoje: Portalet abuzojnë
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të......

Dekarbonizimi i sektorit të energjisë - Komuniteti i Energjisë: Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit, i përmbushur në masën 66%
Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit të nevojshëm për dekarbonizimin e sektorit të energjisë nga Shqipëria është përmbushur në masën 66%. Raporti i fundit i......

Marrëveshja për parqet eko-industriale/ Suarez: Vizion afatgjatë për industri më konkurruese dhe efikase!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan sot......

Çfarë blemë nga India në Prill? Lëndët djegëse përfaqësojnë më shumë se gjysmën e vlerës totale
Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin Prill të këtij viti konfirmojnë një konfigurim të partnerëve kryesore si në drejtim të importeve, ashtu edhe sa i......

Rreth 6.78 mld lekë për shpëtimin e bankave nga falimentimi - BSH: Në prill u shtua kontributi në Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, që përdoret për shpëtimin e bankave në rast falimentimi, apo krizash financiare, ka arritur në 6.78 miliardë lekë.......

Bitcoin arrin nivele historike - Rritja u nxit nga dobësimi i dollarit amerikan
Bitcoin ka arritur një nivel të lartë historik, duke tejkaluar vlerën e mëparshme të janarit. Rritja është nxitur nga lehtësimi i tensioneve tregtare dhe nga......