Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 13:59

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave!

Nga Edel Strazimiri

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti.

Në një komunikim për kandidatët për deputetë në listën e hapur, Celibashi iu përgjigj shqetësimeve për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese.

“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti”, tha Celibashi.

Celibashi njoftoi se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, u shpreh ai.

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat