Kanabisi në Shqipëri, shtrihet në 10 zona kadastrale - Përjashtohet Korça dhe Myzeqeja, cilat janë kriteret për kultivim
Qeveria ka miratuar zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi i cili i hap rrugë kultivimit të kanabisit përcakton 10 zona kadastrale ku do të zhvillohet ky aktivitet, ndërsa do të përjashtohen Korça dhe Myzeqeja.
“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.
Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, do të ketë kushte të rrepta kontrolli. Për të drejtuar dhe kontrolluar procesin, ligji parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit-it.
Licenca do të jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Për të përfituar licencën duhet që konkurruesit të kenë një eksperiencë së paku 3 vjeçare në këtë fushë, të kenë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 milionë lekë etj.
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit krijohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në total, sipërfaqja që parashikohet që të kultivohet në rang vendi do të jetë 200 hektarë.
Sondazh

Sa nxënës ka për një mësues në Shqipëri? Raporti në rënie për shkollat publike, por rritet për ato private
Në vitet e fundit, Shqipëria po përballet me një sfidë të rëndësishme në sistemin arsimor, rënien e numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të......

Pse administrata Trump po përgatit mbylljen e gati një duzinë konsullatash jashtë vendit?!
Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë pothuajse një duzinë konsullatash që janë kryesisht në Europën Perëndimore në muajt e ardhshëm dhe po......

Tregtia me pakicë bie me 1.9% - Rënia më e theksuar se vendet e Bashkimit Europian
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 1.9% në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ky zhvillim......

Si të përfitoni pagesa direkte në bujqësi? - Kriteret e reja/ Grupimet e fermerëve të favorizuar
Fermerët do të kenë mundësinë që së shpejti të aplikojnë për pagesa direkte nga skema e subvencioneve 2025. Vendimi i qeverisë përcakton kriteret e reja, ku......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 1.5% të energjisë së vjedhur - Penalizimi me “gjobë kilovatësh” për klientët e kapur në shkelje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator......

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret që “drita jeshile” të jepet në 2026
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pret që “drita jeshile” për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të......

Çfarë pasojash do të ketë mbi udhëtarët sistemi i ri i hyrjes/daljes në BE?
Shtetasit e vendeve të treta së shpejti do të duhet të skanojnë shenjat e gishtërinjve dhe të bëjnë një fotografi të fytyrës së tyre kur të mbërrijnë në......

Bien interesat për overdraftet dhe kreditë konsumatore - Treguesit e BSH duke mesatarizuar aktivitetin e bankave e jobankave
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së......